Sudani e njeh shtetin e Kosovës (VIDEO)

Republika e Sudanit e ka njohur zyrtarisht pavarësinë e Republikës së Kosovës. Lajmi është konfirmuar nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një postimi në rrjetin social X, raporton Periskopi. Osmani shprehu mirënjohjen në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe theksoi rëndësinë e kësaj ngjarjeje historike. “Sudani ka njohur Republikën e Kosovës dhe […]
Lajmi është konfirmuar nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një postimi në rrjetin social X, raporton Periskopi.
Osmani shprehu mirënjohjen në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe theksoi rëndësinë e kësaj ngjarjeje historike.
“Sudani ka njohur Republikën e Kosovës dhe dy vendet tona kanë rënë dakord të vendosin marrëdhënie diplomatike. Faleminderit nga populli i Republikës së Kosovës. Ky është fillimi i një partneriteti të madh!”, ka shkruar ajo./Periskopi/
Postimi i plotë:
Sudan has recognised the Republic of Kosovo and our two countries have agreed to establish diplomatic relations.
Thank you from the people of the Republic of Kosovo.
This is the beginning of a great partnership!
Our joint statement: pic.twitter.com/3UUWQngth2
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) April 12, 2025
Ndërsa, me 26 mars, Kenia e kishte njohur zyrtarish pavarësinë e Kosovës.












