Sulmet ndaj gazetarëve dhe mediave, AGK i reagon Presidentes: Shantazh i hapur publik, gjuhë e papranueshme dhe e rrezikshme

Sulmet ndaj gazetarëve dhe mediave, AGK i reagon Presidentes: Shantazh i hapur publik, gjuhë e papranueshme dhe e rrezikshme

Pas arrestimit dhe mbajtjes së kameramanit, Jetmir Muji, Presidentja Vjosa Osmani ka bërë një sulm të papranueshëm kundër gazetarëve dhe medieve, thotq Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës. Në një postim të gjatë në Facebook, Presidentja ka reaguar “ndaj përndjekjes së vazhdueshme, të kundërligjshme e të rrezikshme që media të caktuara u bëjnë vajzave të mia […]

Në një postim të gjatë në Facebook, Presidentja ka reaguar “ndaj përndjekjes së vazhdueshme, të kundërligjshme e të rrezikshme që media të caktuara u bëjnë vajzave të mia të mitura”.

“Vajzat e Presidentes Osmani janë persona publikë. Raportimi për shkollimin e tyre, qoftë në shkollë publike apo private, është në interes të publikut dhe jo përndjekje. Të papranueshme dhe të rrezikshme janë gjuha dhe sulmet e Presidentes Osmani ndaj gazetarëve dhe mediave”.

AGK-ja është posaçërisht e shqetësuar me këtë paragraf të reagimit të Presidentes Osmani: “Asnjëherë, disa të ashtuquajtur gazetarë (për ndonjë prej tyre do të shokoheshit se me çfarë veprimtarie të kundërligjshme merren, sipas institucioneve tona të sigurisë), asnjëherë nuk kanë shkruar se presidentja e vendit i dërgon fëmijët në shkollë publike në Kosovë, përkundër sfidave të mëdha me të cilat përballej kjo shkollë”.

“Ky është një shantazh i hapur publik ndaj gazetarëve që vjen nga kreu i shtetit, me qasje të pakufizuar në raporte të institucioneve të sigurisë. Një mesazh i tillë kur vjen nga kreu i shtetit duhet të shërbejë si alarm për sigurinë juridike të secilit qytetar të Kosovës”.

“Në kohën kur gazetarët dhe mediat sulmohen vazhdimisht nga Qeveria, Presidentja e Republikës së Kosovës, duhet të jetë ajo që garanton dhe ruan lirinë e medias, detyrë dhe obligim edhe sipas Kushtetutës së Kosovës”.

AGK-ja e fton Presidenten Osmani që të heqë dorë nga praktika jodemokratike e sulmeve ndaj mediave, dhe ta ushtrojë me përgjegjësi postin që ka./Periskopi/

Të ngjashme
Parashikimi i motit për nesër

Parashikimi i motit për nesër

Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk matet me parulla

Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk matet me parulla

Gjini: Ftoj PDK e LDK ta krijojmë qeverinë e opozitës, në të kundërtën vendi është në rrezik

Gjini: Ftoj PDK e LDK ta krijojmë qeverinë e opozitës, në të kundërtën vendi është në rrezik

Krejt çfarë duhet të dini për Botërorin 2026

Krejt çfarë duhet të dini për Botërorin 2026

“Europol” e FBI zbarkuan në Kosovë: Tetë të arrestuar në dy aksione të ndara

“Europol” e FBI zbarkuan në Kosovë: Tetë të arrestuar në dy aksione të ndara

Gjini: Me Kurtin në qeveri, Kosova do të vazhdojë të blejë rrymë prej sekserëve të Serbisë

Gjini: Me Kurtin në qeveri, Kosova do të vazhdojë të blejë rrymë prej sekserëve të Serbisë

Numërohen gati gjysma e votave, këta janë kandidatët që pothuajse siguruan ulëse në Kuvend

Numërohen gati gjysma e votave, këta janë kandidatët që pothuajse siguruan ulëse në Kuvend

Ekspertët paralajmërojnë për vapë ekstreme në Botërorin 2026: Masat aktuale janë të pamjaftueshme

Ekspertët paralajmërojnë për vapë ekstreme në Botërorin 2026: Masat aktuale janë të pamjaftueshme

Ngjarje e rëndë në St.Gallen, 40-vjeçari zviceran plagos kosovarin 25-vjeçar

Ngjarje e rëndë në St.Gallen, 40-vjeçari zviceran plagos kosovarin 25-vjeçar

Me dritat e telefonave ndezur, protestuesit marshojnë pas tubimit para Kryeministrisë

Me dritat e telefonave ndezur, protestuesit marshojnë pas tubimit para Kryeministrisë

Kosova siguron plejofin për Botëror, avancon edhe në Ligën B

Kosova siguron plejofin për Botëror, avancon edhe në Ligën B

Bullgaria ndalon dërgimin e armëve në Ukrainë

Bullgaria ndalon dërgimin e armëve në Ukrainë

Britania paralajmëron Kosovën: Bllokada rrezikon mbështetjen ndërkombëtare

Britania paralajmëron Kosovën: Bllokada rrezikon mbështetjen ndërkombëtare