Sveçla që thoshte se e ka shtruar “sovranitetin’ në Veri, tash ankohet për destabilizim, kërkon ndihmë nga ndërkombëtarët

Sveçla që thoshte se e ka shtruar “sovranitetin’ në Veri, tash ankohet për destabilizim, kërkon ndihmë nga ndërkombëtarët

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka reaguar pasi një shtetas i Republikës së Kosovës është plagosur dhe është rrëmbyer brenda territorit të Republikës së Kosovës, nga xhandarmeria serbe, shkruan Periskopi. Ai ka deklaruar se xhandarmëria serbe ka plagosur duke tentuar ta vrasë dhe më pas e ka rrëmbyer një […]

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka reaguar pasi një shtetas i Republikës së Kosovës është plagosur dhe është rrëmbyer brenda territorit të Republikës së Kosovës, nga xhandarmeria serbe, shkruan Periskopi.

Ai ka deklaruar se xhandarmëria serbe ka plagosur duke tentuar ta vrasë dhe më pas e ka rrëmbyer një shtetas të Kosovës me inicialet M.V, shkruan Reporteri.net.

Sveçla i ka bërë thirrje faktorit ndërkombëtar që të reagojë dhe ta ndëshkojë Serbinë, duke thënë se po cënon hapur integritetin territorial të Kosovës.

“Kjo qasje agresive dhe provokuese e Serbisë është e papranueshme. Ajo përbën shkelje të rëndë të kufijve tanë shtetërorë dhe të të drejtave të qytetarëve tanë. Është koha e fundit që faktori ndërkombëtar të reagojë me veprime të qarta dhe ndëshkuese ndaj Serbisë, në mënyrë që këto akte armiqësore të mos përsëriten më kurrë”, ka shkruar Sveçla.

Zëvendës drejtori i policisë në Veri s’i beson kolegëve në Prishtinë për rastin e rëmbimit- S’jam fort i sigurt

Ndryshe, Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën e 1 nëntorit ka pranuar informacione për rrëmbimin dhe plagosjen nga xhandarmëria serbe e një qytetari serb të Kosovës në zonën e Leposaviqit, shkruan Reporteri.net.

Sipas hetimeve fillestare, policia thotë se persona të maskuar dyshohet se kanë hyrë nga Serbia, e kanë plagosur dhe rrëmbyer viktimën, duke e dërguar më pas në Nish.

Zona ku rasti ka ndodhur nmjihet edhe si “pika zero”, ku përgjegjëse janë KFOR-i./Periskopi/

Avokati zbulon identitetin e serbit që u plagos dhe u rrëmbye në Leposaviq, pyet Vuçiqin: A menduat se kjo do të fshihej?

Të ngjashme
Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari shqiptar

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari shqiptar

Lufta për vendin e tretë, formacionet zyrtare: Franca – Anglia

Lufta për vendin e tretë, formacionet zyrtare: Franca – Anglia

Betimi për Drejtësi, Marmullakaj: 40 milionë euro u humbën nga BE-ja, por me këtë trend mund t’i humbim 400 milionë

Betimi për Drejtësi, Marmullakaj: 40 milionë euro u humbën nga BE-ja, por me këtë trend mund t’i humbim 400 milionë

Pjesëtarë tjerë të FSK i kryejnë përgatitjet operacionale e logjistike për misionin në Gaza, në pritje të “sinjalit” për t’u nisur

Pjesëtarë tjerë të FSK i kryejnë përgatitjet operacionale e logjistike për misionin në Gaza, në pritje të “sinjalit” për t’u nisur

FIFA e mbron Argjentinën, rreth banerave për Ishujt Falkland

FIFA e mbron Argjentinën, rreth banerave për Ishujt Falkland

Hargreaves e fton në rezidencë për takim lamtumirës Guerot: Punuam për ta mbështetur rolin e Kosovës në siguri

Hargreaves e fton në rezidencë për takim lamtumirës Guerot: Punuam për ta mbështetur rolin e Kosovës në siguri

Spanja e anulon stërvitjen e fundit para ndeshjes finale me Argjentinën

Spanja e anulon stërvitjen e fundit para ndeshjes finale me Argjentinën

Irani sulmon shtetet e Gjirit dhe Jordaninë pas natës së shtatë të sulmeve amerikane

Irani sulmon shtetet e Gjirit dhe Jordaninë pas natës së shtatë të sulmeve amerikane

Italianët mbizotërojnë turizmin shqiptar, pasohen nga kosovarët

Italianët mbizotërojnë turizmin shqiptar, pasohen nga kosovarët

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës

Eurodeputeti çek: Kemi qenë shumë neutralë ndaj Serbisë, por mjaft është mjaft

Eurodeputeti çek: Kemi qenë shumë neutralë ndaj Serbisë, por mjaft është mjaft

Pasdite me rrebesh shiu dhe erë të fortë në Vushtrri

Pasdite me rrebesh shiu dhe erë të fortë në Vushtrri

Ngjarje tragjike në Korçë – kishte shkuar për vizitë te motra, 62-vjeçari vdes pasi rrëzohet aksidentalisht në banesën e saj

Ngjarje tragjike në Korçë – kishte shkuar për vizitë te motra, 62-vjeçari vdes pasi rrëzohet aksidentalisht në banesën e saj