Thirrje për formim të Asociacionit e dorëheqje: Krejt çka ndodhi gjatë protestës në veri të Mitrovicës

Thirrje për formim të Asociacionit e dorëheqje: Krejt çka ndodhi gjatë protestës në veri të Mitrovicës

Dje serbët vendosën që të largohen nga institucionet e Kosovës, madje edhe kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq dha dorëheqje nga posti i tij si ministër për Komunitete dhe Kthim. Ndryshe dorëheqjet vazhduan edhe sot… Serbët nuk e lanë me kaq, ata u mblodhën sot në një protestë e cila nisi nga në ora 12, […]

Dorëheqjet e serbëve vazhduan edhe sot

Dje në një mbledhjen e jashtëzakonshme të thirrur nga Lista Serbe, u mor vendim që serbët të largohen nga institucionet e Kosovës, por edhe sot listës iu bashkuan largime të tjera.

Është Milan Radojeviq ai i cili u largua nga pozita e kryetarit të Mitrovicës së Veriut, e natyrisht që mori me vete edhe këshilltarët komunal. Pas tyre kanë dhënë dorëheqje edhe kryetarët e Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit.

Se kanë vazhduar largimet e serbëve nga institucionet e kanë konfirmuar edhe nga policia. Përmes një komunikate Policia e Kosovës ka thënë se sot kanë vazhduar dorëheqjet e zyrtarëve serb, por theksuan se kanë kapacitete të mjaftueshme për ta menaxhuar situatën.

“Referuar zhvillimeve aktuale ju informojmë se edhe sot ka pasur paraqitje të dorëheqjeve të punonjësve policorë të komunitetit serb në pjesën e veriut të vendit, në zonën e drejtorisë rajonale të Mitrovicës Veri.

Njoftimet e tyre për dorëheqje janë bërë në rajonet dhe stacionet policore, ku disa prej tyre deri më tani i kanë dorëzuar pajisjet e tyre, për të vazhduar me kompletimin e procedurave tjera të parapara”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë.

Zyrtarët serbë duke dorëzuar dorëheqjet

Lexo edhe: https://www.periskopi.com/serbet-lane-institucionet-ibishi-per-periskopin-tregon-si-mund-te-funksionoje-policia-e-doganat-edhe-pa-ta/

“Të formohet Asociacioni”-Çka u tha gjatë protestës së organizuar në veri të Mitrovicës

Protestës së organizuar nga Lista Serbe në veriun e Mitrovicës i priu Goran Rakiq, derisa nuk mungoi kryetari i dorëhequr i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq.

I pari i Listës Serbe, Goran Rakiq gjatë fjalimit të tij në protestë kërkoj formimin e Asociacionit, duke shtuar që “të tërhiqen të gjitha vendimet e njëanshme sa i përket targave’

“Me dorëheqjet tona ne jemi duke mbrojtur marrëveshjen e Brukselit dhe të drejtën ndërkombëtare. Kujtojeni faktin se Albin Kurti, Vjosa Osmani dhe liderët tjerë nga Prishtina shumë herë kanë përsëritur se për ta nuk ekziston marrëveshja e Brukselit dhe se kurrë nuk do të bëhet Asociacioni i komunave serbe. Marrëveshjet nuk iu interesojnë me ç’rast kanë shkelur marrëveshjen e Brukselit dhe kanë pështyrë në fytyrë të Unionit Evropian, e cila ka qenë garant i zbatimit të këtyre marrëveshjeve dhe garanci për neve se nuk do të jemi të mashtruar. Dua të shfrytëzoj rastin të theksoj në veçanti se ne dëshirojmë paqe dhe vetëm paqe .. Ne nuk duam ta kërcënojmë askënd, përveç se dëshirojmë që të zbatohen marrëveshjet e arritura dhe të formohet Asociacioni dhe të përmbushen të gjitha marrëveshjet e Brukselit. Natyrisht të tërhiqen të gjitha vendimet e njëanshme si ai përket targave”, ka thënë Rakiq, duke bërë thirrje qytetarëve që mos të bien pre e provokimeve” tha Rakiq.

Ndërsa nënkryetari i Listës Serbe Igor Simiq tha se po luftojnë për paqe dhe stabilitet.

“Luftojmë për paqe, për stabilitet. Edhe për serbët edhe për shqiptarët edhe për boshnjakët edhe goranët e të gjithë të tjerët. Para disa ditësh, Kurti tha se s’ka komuna serbe në Kosovë, tash s’ka institucione të Prishtinës në veri të Kosovës. Në fund dua të theksoj se barra e kësaj beteje për popullin serb i takon personit që ndoshta ka barrën më të madhe për disa vite, vetëm se do dhe e mbron popullin serb dhe gjithashtu e do shtetin e vet – Serbinë, dhe për këtë ju ftoj për një duartrokitje përkrahëse për patriotin më të madh, i cili nuk iu nënshtrua presioneve, vëllain tonë Milan Radoiciqin”, tha Simiq.

Ndërkaq, Millan Radojeviq, kryetari në dorëheqje i komunës së veriut të Mitrovicës, ka bërë të ditur se me dorëheqjet lufta nuk ka mbaruar, por do të vazhdojnë në forma tjera.

“Kanë tentuar të na thyejnë shumë herë, në 99 , 2004, 2008 shtator të vitit të kaluar dhe nuk ia dolën kurrë, as tani, ne do të vazhdojmë të luftojmë… Me këtë përmbyllje që arritëm, sot në mëngjes unë dhe kolegët e mi mbajtëm seanca urgjente të kuvendit komunal, ku të gjithë zyrtarisht dhamë dorëheqjet. Lufta jonë nuk ka mbaruar, lufta jonë vazhdon ende, por do të jetë në një formë tjetër dhe nuk ka dorëzim”, tha ai.

Hill: Serbët të kthehen në institucione, Kosova ta formojë Asociacionin dhe t’i pezullojë menjëherë masat për targat

Thirrje për Formimin e Asociacionit ka bërë edhe ambasadori amerikan në Serbi, Chrisopher Hill.

Ai tha se serbët duhet t’i respektojnë angazhimet e tyre nga dialogu dhe të kthehen në institucionet e Kosovës.

“Tërheqja e serbëve nga institucionet e Kosovës nuk është zgjidhje për mosmarrëveshjet aktuale dhe ka potencial për të përshkallëzuar më tej tensionet në terren. Prandaj, Shtetet e Bashkuara i bashkohen BE-së duke u bërë thirrje përfaqësuesve të Serbisë dhe serbëve të Kosovës që të respektojnë angazhimet e tyre nga dialogu dhe t’i kthehen detyrave të tyre në institucionet e Kosovës, duke përfshirë policinë, gjyqësorin dhe administratat lokale”, tha Hill për N1.

“Kjo nënkupton edhe fillimin e menjëhershëm të negociatave për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, që është obligim ligjor i detyrueshëm për Kosovën. Dështimi i vazhdueshëm i Kosovës për ta zbatuar këtë obligim cenon parimin e sundimit të ligjit dhe dëmton reputacionin dhe kredibilitetin e Kosovës”, tha Hill.

Çka tha Kurti për situatën në Veri?

Kryeministri Kurti ka folur për situatën në veri të Mitrovicës, ku deklaroi se kjo situatë mund të ketë lidhje me planin franko-gjerman për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë.

“Unë e di që një përpjekje e tillë do të jetë e pasuksesshme, shteti ynë është i fortë duke qenë demokratik, duke qenë i rreshtuar me SHBA, NATO dhe BE”, tha ai.

“Ka mundësi që ata nuk dëshirojnë të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog dhe tash kanë zgjedhur këtë rrugën tjetër, por unë besoj që të dëgjueshmit e tyre, janë pakrahasimisht strukturat e ndryshme ilegale, se sa qytetarët e vendit tonë që janë me përkatësi etnike serbe”, shtoi Kurti./IlirianaXhylani-Periskopi

 

 

Të ngjashme
Autoritetet ruse ndalojnë shitjen e karburanteve në Krimenë e pushtuar

Autoritetet ruse ndalojnë shitjen e karburanteve në Krimenë e pushtuar

Nënsekretari i OKB-së nis sot vizitën dyditore në Kosovë

Nënsekretari i OKB-së nis sot vizitën dyditore në Kosovë

“Grupe me grekë e serbë të infiltruar në protestë”, Rama reagon sërish për protestën në Tiranë

“Grupe me grekë e serbë të infiltruar në protestë”, Rama reagon sërish për protestën në Tiranë

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Rrëqebulli ballkanik kapet nga objektivi i fotografëve (VIDEO)

Rrëqebulli ballkanik kapet nga objektivi i fotografëve (VIDEO)

Ky dyshohet të jetë shkaku i aksidentit në Gjermani ku vdiqën dy të reja nga Kamenica

Ky dyshohet të jetë shkaku i aksidentit në Gjermani ku vdiqën dy të reja nga Kamenica

Hodhi armën sapo pa policinë, intervistohet një 40-vjeçar në Ferizaj

Hodhi armën sapo pa policinë, intervistohet një 40-vjeçar në Ferizaj

Kosova mes importit të shtrenjtë të rrymës dhe ofertës amerikane për gaz

Kosova mes importit të shtrenjtë të rrymës dhe ofertës amerikane për gaz

Pacientët presin deri në 6 muaj për operime në Kirurgjinë Abdominale

Pacientët presin deri në 6 muaj për operime në Kirurgjinë Abdominale

Romelu Lukaku mesazh tifozëve pas paraqitjeve zhgënjyese të Belgjikës në Botëror

Romelu Lukaku mesazh tifozëve pas paraqitjeve zhgënjyese të Belgjikës në Botëror

Arrestohet ish-pjesëtari i familjes ‘Gambino’, shqiptari John Alite

Arrestohet ish-pjesëtari i familjes ‘Gambino’, shqiptari John Alite

Këto janë dy vajzat kosovare që u aksidentuan për vdekje në Gjermani

Këto janë dy vajzat kosovare që u aksidentuan për vdekje në Gjermani

Moti sot, pasditja shoqërohet me reshje dhe bubullima

Moti sot, pasditja shoqërohet me reshje dhe bubullima