Trafiku Urban del me njoftim: Nga nesër ndërpresim të gjitha linjat, ju kërkojmë ndjesë qytetarëve

Trafiku Urban del me njoftim: Nga nesër ndërpresim të gjitha linjat, ju kërkojmë ndjesë qytetarëve

Trafiku Urban ka dalë me njoftim pas konferencës për media të kryetarit të Komunës, Përparim Rama i cili njoftoi se nga dita e hënë, transporti publik në kryeqytet do të ndalet, shkruan Periskopi. Ai ka thënë se buxheti është bllokuar për çështje politike. Trafiku Urban u ka kërkuar falje qytetarëve për ndërprerjen e shërbimit të […]

Trafiku Urban ka dalë me njoftim pas konferencës për media të kryetarit të Komunës, Përparim Rama i cili njoftoi se nga dita e hënë, transporti publik në kryeqytet do të ndalet, shkruan Periskopi.

Ai ka thënë se buxheti është bllokuar për çështje politike.

Trafiku Urban u ka kërkuar falje qytetarëve për ndërprerjen e shërbimit të transportit.

Postimi:

Të nderuar qytetarë,

Gjatë ditëve të fundit jeni njoftuar për vështirësitë financiare me të cilat po përballet ndërmarrja. Si pasojë e këtyre vështirësive dhe mungesës së karburanteve, përkundër vullnetit tonë, jemi të detyruar të ndërpresim qarkullimin e të gjitha linjave të Trafikut Urban, duke filluar nga e hëna, 24.11.2025.

Shprehim keqardhjen tonë të sinqertë për pasojat që kjo ndërprerje do t’ju shkaktojë. Qarkullimi do të rifillojë menjëherë pas lëshimit të mjeteve nga Ministria e Financave, të cilat i mundësojnë Komunës së Prishtinës të shlyejë obligimet e saj financiare ndaj ndërmarrjes.

Dëshirojmë të sqarojmë se ndërmarrja ka bilanc pozitiv dhe stabilitet financiar; megjithatë, vonesat e Komunës së Prishtinës në shlyerjen e obligimeve ndaj nesh kanë krijuar këtë situatë të paqëndrueshme.

Edhe një herë, u kërkojmë ndjesë qytetarëve për ndërprerjen e shërbimit të transportit publik, i cili do të mbetet i pezulluar deri në lëshimin e mjeteve.

Përparim Rama: Transporti publik ndalet nga nesër, buxheti ende i bllokuar

Të ngjashme
Mbetën në det të hapur, Policia e Himarës u shkon në ndihmë pesë turistëve të huaj

Mbetën në det të hapur, Policia e Himarës u shkon në ndihmë pesë turistëve të huaj

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Video : Këshilltari i Kurtit i bashkohet protestës, shtohen dyshimet se kush po e orienton kauzën e 'Zvërnecit'

Video : Këshilltari i Kurtit i bashkohet protestës, shtohen dyshimet se kush po e orienton kauzën e 'Zvërnecit'

Numërimi i votave me postë shkon mbi 25%, këto janë rezultatet

Numërimi i votave me postë shkon mbi 25%, këto janë rezultatet

Prishtina mirëpret mbi 1,300 fëmijë në “Rilindja Kids Tournament 2026”

Prishtina mirëpret mbi 1,300 fëmijë në “Rilindja Kids Tournament 2026”

Afër 1900 gjoba trafiku për 24 orë, policia njofton për mbi dhjetëra aksidente e 13 të arrestuar

Afër 1900 gjoba trafiku për 24 orë, policia njofton për mbi dhjetëra aksidente e 13 të arrestuar

Numërohen 12 vendvotime të votave me postë – ky është rezultati

Numërohen 12 vendvotime të votave me postë – ky është rezultati

Italia kundërshton zvogëlimin e KFOR’it në Kosovë: Misioni është i domosdoshëm për stabilitetin e Ballkanit

Italia kundërshton zvogëlimin e KFOR’it në Kosovë: Misioni është i domosdoshëm për stabilitetin e Ballkanit

Për shqiponjën e Xhakës flet edhe presidenti i Federatës së Zvicrës

Për shqiponjën e Xhakës flet edhe presidenti i Federatës së Zvicrës

Sot përfundon numërimi i votave të kandidatëve dhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike

Sot përfundon numërimi i votave të kandidatëve dhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike

CNN: Irani ka mbyllur rezervat e uraniumit dhe ka vendosur mina përreth objekteve

CNN: Irani ka mbyllur rezervat e uraniumit dhe ka vendosur mina përreth objekteve

Ndryshojnë hyrje-daljet te rrethi “Dukagjini”, Rama bën thirrje për kujdes

Ndryshojnë hyrje-daljet te rrethi “Dukagjini”, Rama bën thirrje për kujdes

Nuk reagoi për vdekjen e Sahit Jasharit, Behrami kritikon Kurtin: E papranueshme

Nuk reagoi për vdekjen e Sahit Jasharit, Behrami kritikon Kurtin: E papranueshme