Udhëtime jo në Amerikë: Nga raportimi i Periskopit në mëngjes e deri te konfirmimet e vona

Udhëtime jo në Amerikë: Nga raportimi i Periskopit në mëngjes e deri te konfirmimet e vona

Vizitë në SHBA, anulim i vizitës në SHBA. Ishin këto raportimet që përcollën ditën e sotme. Është Periskopi fillimisht që trajtoi temën nëse ministrja Albulena Haxhiu dhe ministri Xhelal Sveçla do të udhëtojnë për në Amerikë, apo jo. Njëri doli se iu anulua përnjëmend, e tjetri, sipas asistentes ekzekutive, nuk kishte fare udhëtim të planifikuar […]

Tashmë është e konfirmuar se ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu e ka të pamundur udhëtimin në SHBA. Ndonëse paradite kur ishte kontaktuar nga Periskopi, e kishte mohuar, në mbrëmje ajo doli me një status arsyetimi në Facebook se për shkak të situatës në vend, e ka shtyer vizitën.

Se nuk është rendi për vizitë në Amerikë, e tha troç ambasadori amerikan Jeff Hovenier.

“Ne aktualisht jemi në një krizë, dhe është pikëpamja jonë që, ne jemi tejet të përqendruar në këtë krizë, besojmë që edhe kjo qeveri është e përqendruar në këtë krizë, dhe mendojmë se nuk është koha mbase domosdoshmërisht më e duhura që ministrat të jenë duke udhëtuar për në ShBA për takime zyrtare duke e pasur parasysh krizën të cilën duhet trajtuar këtu. Dhe këtë po ua komunikojmë zyrtarëve të ndryshëm në qeveri”, raportohet të ketë thënë Hovenier në një takim sot me gazetarët.

Sveçla s’ka plane për vizitë në këtë periudhë

Duke qenë se gjatë ditës, por edhe tash në mbrëmje po raportohet me burime se as ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla s’do e ketë mundësinë të udhëtojë për në Uashington, Periskopi ka kontaktuar asistenten ekzekutive të tij, Aulona Bytyqin.

Ajo na tha se Sveçla as nuk ka pasë vizitë të planifikuar e as anulim.

‘’Jo nuk ka pasë planifikim për vizitë dhe raportimet për diçka të tillë nuk qëndrojnë. E as të përbashkët me ministren Haxhiu’’, ka thënë shkurt Bytyqi për Periskopin.

Vizita i anulohet Shpejtim Bulliqit

Megjithatë, përpos Haxhiut doli se edhe  një njeriu të Vetëvendosjes iu tha jo shkuarja në Amerikë. Bëhet fjalë për kryetarin e komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqin.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i kësaj komune, Fatri Zhitia.

“Nuk i është shty vetëm Bulliqit, por shumë kryetarëve të komunave. Ata janë dakorduar që kjo vizitë të shtyhet. E di që të hënën është marrë vendim që t’i shtyhet vizita”, është shprehur Zhitia..

Sipas Zhitisë, disa kryetarë të komunave, përfshirë edhe Bulliqin, udhëtimin për në ShBA kanë pasur ta bëjnë në shtetin e Ioëas.

Duke u bazuar në këtë deklaratë, Periskopi kontaktoi kryetarin e Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimin për të kuptuar më shumë se për cilët kreytarë bëhet fjalë, por ai thotë se s’di gjë.

‘’Nuk kam ndonjë informacion për këtë. S’kam qenë në dijeni as për këtë planifikim’’, tha Ibrahimi për Periskopin.

Kujtojmë që tash e disa ditë kemi një gjendje delikate në veri të vendit, pas vendimit të Listës Serbe që të largohet nga gjitha institucionet e Kosovës. Kryetari i saj, Goran Rakiq kushtëzoi kryeministrin Albin Kurti me tërheqje nga vendimi i targave dhe formim të Asociacionit, për t’u kthyer prapa. Mirëpo, Kurti nuk përfilli as thirrjet e BE’së e Amerikës, e lëre më të serbëve./Kaltërina Misini – PERISKOPI/

 

 

 

 

 

 

 

 

Të ngjashme
Dogana zbulon dy raste me drogë në Vërmicë

Dogana zbulon dy raste me drogë në Vërmicë

CNN: SHBA i ka thënë Iranit se Izraeli “ka pranuar të ndalet” pas sulmeve në Liban, sipas një burimi

CNN: SHBA i ka thënë Iranit se Izraeli “ka pranuar të ndalet” pas sulmeve në Liban, sipas një burimi

Nga 1 mijë e 500 euro për një vend pune – aktakuzë për keqpërdorim dhe ushtrim ndikimi në “Pastrimi”

Nga 1 mijë e 500 euro për një vend pune – aktakuzë për keqpërdorim dhe ushtrim ndikimi në “Pastrimi”

KPK miraton kandidaturat e pesë prokurorëve për Kryeprokuror të Shtetit

KPK miraton kandidaturat e pesë prokurorëve për Kryeprokuror të Shtetit

ZKA: Shtatë projekte rrugore u nisën pa leje ndërtimore, shkelje e kërkesave ligjore

ZKA: Shtatë projekte rrugore u nisën pa leje ndërtimore, shkelje e kërkesave ligjore

Shteti pagoi gati 470 mijë euro rroga për 61 punëtorë të Ministrisë së Mjedisit pa shkuar në punë

Shteti pagoi gati 470 mijë euro rroga për 61 punëtorë të Ministrisë së Mjedisit pa shkuar në punë

Gara me vetura në zonë të banuar në Pejë, shoferët gjobiten me nga 500 euro

Gara me vetura në zonë të banuar në Pejë, shoferët gjobiten me nga 500 euro

Rusia dënon një rumun me 15 vjet burg, e akuzon për spiunazh

Rusia dënon një rumun me 15 vjet burg, e akuzon për spiunazh

Boateng: Nëse Ronaldo do të ishte lojtar ekipi, ai do të rrinte në stol

Boateng: Nëse Ronaldo do të ishte lojtar ekipi, ai do të rrinte në stol

Sulme të ashpra në jug të Libanit, të paktën 18 të vrarë

Sulme të ashpra në jug të Libanit, të paktën 18 të vrarë

Bllokohen mbi 1 mijë infuzione në Spitalin e Mitrovicës, shkak dyshimet për cilësi të produktit

Bllokohen mbi 1 mijë infuzione në Spitalin e Mitrovicës, shkak dyshimet për cilësi të produktit

Përfundon rinumërimi i 185 vendvotimeve

Përfundon rinumërimi i 185 vendvotimeve

Vdes njëri nga të akuzuarit për rastin tragjik në Koçan

Vdes njëri nga të akuzuarit për rastin tragjik në Koçan