Vendimi i pa ligjshëm i ministres dhe deputetes Rozeta Hajdarit për çmimet tavan të derivateve

Vendimi i pa ligjshëm i ministres dhe deputetes Rozeta Hajdarit për çmimet tavan të derivateve

Vendimet i merr si ministre, por ligji e thotë ndryshe. Rozeta Hajdari, mund të konsiderohet rast i rrallë në legjislaturën e Kosovës, momentalisht është edhe ministre edhe deputete e zgjedhur. Ajo më 4 prill ka marr një vendim për çmimet tavan të derivateve të naftës, por tek më 7 prill e ka njoftuar opinion përmes […]

Në publikimin e ministrisë nuk është treguar se në cilin nen dhe ligj është bazuar vendimi, vetëm se është sqaruar se marzha e fitimit për shitësit me shumicë do të jetë 2 cent për litër dhe për shitësit me pakicë 12 cent për litër.

Periskopi e ka siguruar vendimin e ministres Hajdari që e ka marr më 4 prill që thirret në Ligjit Nr.08/L-018 Për Tregtinë me Produkte të Naftës dhe Karburante të Ripërtrishme.

Por në nenin që është thirrur Hajdari, e sqaron se  ”Qeveria me akt nënligjor të propozuar nga Ministri përcakton rregullimin e çmimeve dhe masa të tjera mbrojtëse në këto raste: 2.1. mungesa e papritur dhe e vazhdueshme e produkteve të naftës ose karburanteve të ripërtërishme; 2.2. fatkeqësia natyrore; 2.3. mospërshtatja e çmimeve vendore me lëvizje të mëdha të çmimeve në tregun botëror; 2.4. dallimi i pajustifikueshëm i çmimeve vendore nga çmimet në vendet fqinje”,  thuhet në nenin 15-të.

Hajdari ka nxjerrë vendimin pa e propozuar më parë ndonjë akt nënligjor dhe pa e proceduar për miratim në Qeveri. Për më tepër, vendimi as nuk është nënshkruar dhe as nuk është protokolluar, në kundërshtim me rregullat shtetërore që rregullojnë funksionimin e institucioneve publike.

 

A i lejohet vendimi i tillë ministres-deputetes?

Nisur nga Ligji për Zgjedhje, që parasheh se një ditë para se të certifikohen zgjedhjet zyrtarisht nga KQZ-ja, një ministër që ka fituar mandatin e deputetit, duhet të dorëhiqet, mirëpo Hajdari vazhdon t’i kryej funksionet e ministres dhe njëkohësisht është deputete e Kuvendit.

Këtë anamoli ligjore e shpjegon avokati, Xhevdet Smakiqi, duke e vlerësuar se vendimi i Hajdari nuk ka asnjë bazë ligjore dhe ky vendim nuk duhet të respektohet nga operatorët ekonomik.

Asnjë bazë ligjore nuk e ka ky vendim konsideron Smakiqi.

”Rrjedhimisht vendimi i Minstres Hajdari përveç qe eshte ne kundërshtim me nenin 15 par 1 te Ligjit është edhe në kohën kur ministrja është në detyrë respektivisht nuk ka mandat pas certifikimit te zgjedhjeve. Për mendimin tim ky vendim nuk ka asnjë vlerë jurdike dhe nuk i obligon operatorët në treg që ta zbatojnë për shkak të arbitraritetit dhe mungesës se bazës ligjore. Me fjalë tjera ndikon negativisht në ekonominë e Kosovës”, thotë Smakiqi për Periskopin.

Sipas tij, vendimi që është mbështetur ne nenin 15 te Ligjit në fuqi që rregullon sektorin e tregut të naftës në Kosovës, ”ky vendim i ministres është arbitrar ndërhyrje në tregun e lirë të tregut të karburanteve dhe në kundërshtim me gjendjen faktike ne tregun e karburanteve”.

”Po ta vështrojmë në tërësi nenin 15 te ligjit një akt nënligjor për të ndërhyrë në çrregullimet e tregut për arsyet e përshkuara në këtë nën ingerercat per nxjerrjen e aktit nenligjor qe mund te jete nje UA apo nje vendim i atrobuohet Qeverise dhe jo Minstrit te Tregtise”, thotë Smakiqi.

Qeveria Kurti ka refuzuar ta zbatojë ligjin e zgjedhjeve, nga ministrat që janë bërë deputet. Opozita iu ka kërkuar ministrave që ta zbatojnë ligjin që vet e kanë votuar, por kjo është refuzuar./Periskopi/

Të ngjashme
Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it

Trump thotë se marrëveshja ShBA-Iran do të nënshkruhet sot

Trump thotë se marrëveshja ShBA-Iran do të nënshkruhet sot

Prishtina në gatishmëri për verën e nxehtë, komuna dhe zjarrfikësit bëjnë apel për kujdes

Prishtina në gatishmëri për verën e nxehtë, komuna dhe zjarrfikësit bëjnë apel për kujdes