Vendimi për tenderin e insulinave u mor nga tre anëtarë të OSHP-së, Kurti kërkon ‘kokën’ e vetëm të njërit

Vendimi për tenderin e insulinave u mor nga tre anëtarë të OSHP-së, Kurti kërkon ‘kokën’ e vetëm të njërit

Qeveria ka propozuar shkarkimin e anëtares së Organit Shqyrtues të Prokurimit, Kimete Gashi, pas insistimeve të OSHP-së që të procedohet me tenderin për insulina, pavarësisht se kompania fituese s’i ka garancitë e cilësisë për produktin që përdoret për trajtimin e diabetit, shkruan Periskopi. Në mbledhjen e së mërkurës, kryeministri Albin Kurti ka thënë se me […]

Në mbledhjen e së mërkurës, kryeministri Albin Kurti ka thënë se me vendimin e OSHP-së për furnizim me insulina po rrezikohet shëndeti publik.

“Shëndeti publik po rrezikohet nga vendimi i OSHP-së për furnizimin me insulina. Bazuar në vendimin në fjalë, lejohet importi i insulinave pa autorizim-marketing që shpie direkt në rrezikim të shëndetit të qytetarëve tanë që kanë nevojë për insulinë. Qeveria ka për detyrë të jetë e përgjegjshme e të shmangë çdo rrezik që u kanoset qytetarëve, në veçanti kur bëhet fjalë për shëndetin. Për këtë detyrohemi të marrim masa në pajtim me legjislacionin në fuqi. I propozojmë kuvendit shkarkimin e anëtares së OSHP-së, Kimete Gashi, e cila ka udhëhequr panelin që ka marrë vendimin e dëmshëm në kurriz të qytetarëve. Nuk ka ligjshmëri e as punë për të mirën e interesit publik kur vendimmarrja anashkalon interesin e qytetarëve e aq më tepër kur e njëjta shkel ligjin në fuqi. Brenda kompetencave që ka, Qeveria do ta dënojë çdo sjellje e veprim të dëmshëm pa marrë parasysh subjektin që merr vendimin”, ka thënë Kurti.

Nëse shikohet baza ligjore e Ligjit të Prokurimit Publik, vendimi i kryeministrit është tendenciozë dhe diskriminues vetme ndaj një personi. Kjo sepse Paneli i OSHP-së nuk mund të marr vendim vetëm më një votë. Në rastin konkretë kanë qenë tre anëtarë të Panelit të OSHP-së, që kanë marr vendim kundër prokurimit të Ministrisë së Shëndetësisë. Votat peshojnë njëjtë, asnjë më pak, apo më shumë. Në këtë rast Kimete Gashi ka qenë kryetare vetëm për shqyrtimin e kësaj lënde. Bazuar, në vendimin e OSHP-së që tenderi të kthehet në rivlerësim dhe të anulohet vendimi i ministrisë kanë votuar edhe dy anëtarët e bordit, Vedat Poterqoi dhe Agon Ramadani.

Kjo shihet edhe nga publikimi i vendimit.

Madje, neni 101 i Ligjit të Prokurimit Publik, ka paraparë se në cilin raste bëhet pezullimi dhe largimi i një anëtari të OSHP. “Largimi dhe pezullimi i një anëtari të OSHP i nënshtrohet të njëjtave rregullave dhe procedura të parapara me këtë ligj për anëtarët e KRPP-së”, thuhet në nenin 101 të LPP-së.

Meqenëse sipas ligjit i njëjti rregull vlen për anëtarët e KRPP dhe OSHP, nëno 93 i LPP tregona në detaje se si bëhet Largimi dhe Suspendimi i Anëtarëve.

Bazuar në këtë nen, shihet se qeveria nuk ka bërë hapat e konsideruar ligjorë, pasi për këtë çështje duhet të vendos gjykata.

Neni 93: Largimi dhe Suspendimi i Anëtarëve

“1. Nëse, në çdo kohë, Qeveria apo Kuvendi, konsiderojnë se ka arsye për largimin e një anëtari të KRPP, mund të paraqesin çështjen për vendim në gjykatën kompetente, duke dhënë arsye që e vërtetojnë këtë dhe të gjitha dokumentet e provave të kërkuara nga gjykata.

  1. Gjykata kompetente do të nxjerrë urdhrin me të cilin largohet ose pezullohet anëtari i KRPP-së nga detyra nëse, pas mbajtjes së një seance të plotë dhe të ndershme dëgjimi mbi këtë çështje, gjykata në fjalë konstaton se anëtari përkatës (i) nuk i plotëson, ose më nuk i plotëson, kërkesat për të qenë anëtar të specifikuara në nenin 89 të këtij ligji, (ii) ka kryer vepër penale ose të pamoralshme gjatë ose lidhur me udhëheqjen e detyrave të veta zyrtare, (iii) është ngatërruar në rastin e përshkruar në paragrafin 1. të nenit 130 të këtij ligji ose (iv) ka përhapur me dashje ose ka përhapur më shumë se një herë nga pakujdesia informacion që KRPP ligjërisht e ka cilësuar si “të fshehtë”.
  2. Nëse vendimi i gjykatës i paraparë në paragrafin 2. të këtij neni i nënshtrohet procedurave ose ankesave të mëtejme, gjykata do të nxjerrë një urdhër për suspendimin e anëtarit deri në marrjen e vendimit përfundimtar lidhur me këtë çështje. Nëse vendimi i gjykatës i paraparë në paragrafin
  3. të këtij neni nuk u nënshtrohet procedurave dhe ankesave të mëtejme, gjykata do të nxjerrë një urdhër duke larguar anëtarin në fjalë.
  4. Nëse një anëtar i KRPP-së i nënshtrohet një procedure gjyqësore në të cilën anëtari akuzohet të ketë kryer vepër penale ose vepër që bie ndesh me etikën profesionale gjatë ose lidhur me udhëheqjen e detyrave profesionale ose është ngatërruar në rastin e përshkruar në paragrafin 1. të nenit 130 të këtij ligji, gjykata mund të jap urdhër me të cilin suspendon anëtarin e tillë, derisa gjykata të ketë rast për mbajtjen e një seance të plotë dhe të ndershme të dëgjimit lidhur me akuzat, dhe të nxjerr vendim lidhur me këtë çështje. Gjatë periudhës së pezullimit, KRPP nuk e lejon personin në fjalë (i) të marrë pjesë në ndonjë aktivitet të saj, (ii) të diskutojë çfarëdo çështje të saj me cilindo anëtar ose punonjës të KRPP, (iii) të ketë qasje ose të përdorë ndonjë prej ambienteve, pajisjeve, dokumenteve, informacioneve ose personelit të KRPP”.

MSHA nuk ka mbetur pa insulina, pasi ka lidhur tender më procedurë të negociuar.

Ministria e Shëndetësisë e ka anuluar këtë tender disa herë, por OSHP-ja e ka rikthyer në rivlerësim. Së fundmi në tetorin e muajit të kaluar.

Në vazhdimësi Ministria e Shëndetësisë ka refuzuar për afro dy vjet nënshkrimin e tenderit për insulina me arsyetimin se kompania fituese nuk ka garancitë e cilësisë për këtë produkt. Organi Shqyrtues i Prokurimit i ka dhënë vazhdimisht të drejtë kompanisë farmaceutike që nuk e ka certifikatën e cilësisë dhe të sigurisë së barit. Në rastin më të fundit, të fundit të prillit, OSHP-ja i ka dërguar urdhëresë Ministrisë që të procedojë me këtë tender. E për këtë, OSHP-ja i dha Ministrisë pesë ditë afat, i cili përfundon këtë të mërkurë. /Periskopi/

Lexo edhe:

E mori në fund të listës dhe e bëri anëtare të OSHP-së, tash Kurti kërkon shkarkimin e Kimete Gashit

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?