Komercialja ia ‘fshinë’ Prishtinës 32 milionë, ankesa e NPB-së refuzohet – Periskopi sjell detaje

Komercialja ia ‘fshinë’ Prishtinës 32 milionë, ankesa e NPB-së refuzohet – Periskopi sjell detaje

Vetëm shtatë ditë kohë iu kanë dashur Gjykatës Komerciale që të merr vendim për një kontekst gjyqësor ku janë të përfshirë Ndërmarrja Publike Banesore dhe disa kompani, raporton Periskopi. Bëhet fjalë për një dëm që i kushton Komunës së Prishtinës hiç më pak se 32 milionë euro, si pasojë e vendimit të fundit të Komerciales. Një […]

Bëhet fjalë për një dëm që i kushton Komunës së Prishtinës hiç më pak se 32 milionë euro, si pasojë e vendimit të fundit të Komerciales.

Një vendim gjyqësor ka obliguar Ndërmarrjen Publike Banesore të paguajë mbi 32 milionë euro në emër të “fitimit të humbur” ndaj tri kompanive private, “MADE GROUP CONSTRUCTION” SH.P.K.,  “ARKOS” SH.P.K., dhe  MADEKOS” SH.P.K,  ka ngritur shqetësime serioze për pasojat financiare në buxhetin e Prishtinës dhe për mënyrën se si është trajtuar kjo çështje në sistemin e drejtësisë.

Sipas aktgjykimit të Gjykatës Komerciale, këto kompani kanë përfituar të drejtën e kompensimit në shumën totale prej 32,571,952.82 euro, ku pjesa më e madhe, mbi 32.3 milionë euro, është njohur si “fitim i humbur”. Përveç kësaj, janë përfshirë edhe 80 mijë euro për projektin arkitektonik dhe mbi 160 mijë euro për garancion bankar, ndërsa mbi këtë shumë llogaritet edhe kamatë ligjore prej 8 për qind në vit, duke filluar nga data e padisë në vitin 2024.

“DETYROHET i padituri “Ndërmarrja Publike Banesore” SH.A., që paditësve: 1. “Made Group Construction” SH.P.K., 2. “Arkos” SH.P.K. dhe 3. “Madekos” SH.P.K., që për shkak të mospërmbushjes së Kontratës LRP me nr. rendor 4791/2021, me nr. reference 995/2021, të datës 17.05.2021, t’ua paguajë shumat e kompensimit si në vijim: Në emër të dëmit material real, për pagesën e studios së arkitekturës për hartimin dhe finalizimin e Projektit Kryesor mbi bazën e së cilit është dhënë Leja e Ndërtimit për zbatimin e Projektit, shumën prej 80,000.00 €; në emër të pagesës për garancionin bankar shumën prej 160,149.34 €, si dhe në emër të kompensimit të dëmit material në formën e fitimit të humbur, si pasojë e pamundësisë së realizimit të Projektit sipas Kontratës LRP.nr. 4791/2021 dhe Ref.nr. 955/2021, të datës 17.05.2021 për Ndërtimin e Përbashkët të Objektit Banesor Afarist, shumën prej 32,331,803.48 €; në shumën e përgjithshme prej 32,571,952.82 € (tridhjetë e dy milionë e pesëqind e shtatëdhjetë e një mijë e nëntëqind e pesëdhjetë e dy euro e tetëdhjetë e dy cent), së bashku me kamatën ligjore prej 8 % në vit, duke filluar nga dita e paraqitjes së padisë, datë 12.02.2024, e deri në pagesën definitive, në afat prej 7 (shtatë) ditëve, nga plotfuqishmëria e këtij aktgjykimi”, thuhet në ankesë.

 

Ky vendim lidhet me një kontratë të vitit 2021 për ndërtimin e një objekti banesor-afarist në zonën e Lakërishtës në Prishtinë, në disa parcela kadastrale me sipërfaqe të konsiderueshme. Kontrata ishte lidhur ndërmjet Ndërmarrjes Publike Banesore dhe konsorciumit të kompanive private, por për vite me radhë kishte mbetur e bllokuar për shkak të kontesteve ligjore dhe dyshimeve për kundërligjshmëri. Në një fazë të mëhershme, ajo ishte rrëzuar edhe nga Gjykata e Apelit dhe ishte pezulluar në kuadër të një procedure penale.

“KONSTATOHET se është shkëputur Kontrata LRP nr. rendor 4791/2021, me nr. reference 995/2021, e datës 17.05.2021, për ndërtimin e përbashkët të objektit banesor-afarist, në ngastrat kadastrale: nr. 07493-5, me sipërfaqe prej 11,657 m²; nr. 07490-2, me sipërfaqe prej 4,007 m²; nr. 07493-3, me sipërfaqe prej 1,164 m² dhe nr. 07493-7, me sipërfaqe prej 1,000 m², Zona Kadastrale Prishtinë, Lokacioni Lakërisht”, thuhet tutje.

Pavarësisht këtyre zhvillimeve, Gjykata Komerciale në rigjykim ka vendosur që kontrata konsiderohet e shkëputur dhe ka obliguar ndërmarrjen publike të kompensojë kompanitë private për dëmin e pretenduar, përfshirë edhe fitimin e humbur, ndonëse projekti nuk ka hyrë asnjëherë në zbatim dhe nuk është realizuar në praktikë.

Kundër këtij aktgjykimi është bërë një ankesë e cila në detaje është argumentuar se vendimi është i kundërligjshëm, i padrejtë dhe i pambështetur në një analizë të plotë të fakteve dhe ligjit. Sipas ankesës, dëmi financiar që i faturohet ndërmarrjes publike dhe, në mënyrë të tërthortë, qytetarëve të Prishtinës, është joproporcional dhe i pabazuar, sidomos duke pasur parasysh se bëhet fjalë për një projekt që nuk ka nisur kurrë.

Në ankesë theksohet se gjykata nuk ka dhënë arsye të qarta për elementet themelore të vendimit, përfshirë bazën juridike të përgjegjësisë, momentin e shkëputjes së kontratës dhe lidhjen shkakore ndërmjet veprimeve të ndërmarrjes dhe dëmit të pretenduar nga kompanitë. Sipas ankesës, mungesa e këtyre elementeve e bën aktgjykimin të paekzaminueshëm dhe juridikisht të paqëndrueshëm.

Një nga pretendimet kryesore lidhet me faktin se gjykata ka tejkaluar kërkesëpadinë, duke konstatuar shkëputjen e kontratës edhe pse kjo nuk ishte kërkuar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga paditësit. Sipas ankesës, kjo përbën shkelje të parimit themelor të procedurës kontestimore, sipas të cilit gjykata duhet të vendosë vetëm mbi bazën e kërkesave të paraqitura nga palët.

Po ashtu, në ankesë përmendet se vetë arsyetimi i aktgjykimit është kontradiktor, pasi në disa pjesë kontrata trajtohet si e shkëputur, ndërsa në pjesë të tjera si e papërmbushur apo e refuzuar për t’u përmbushur. Kjo, sipas ankesës, krijon paqartësi serioze dhe ndikon drejtpërdrejt në mënyrën se si është llogaritur dëmi.

Një tjetër element i rëndësishëm është çështja e ligjshmërisë së kontratës. Në ankesë argumentohet se kontrata ka qenë e kontestuar dhe se ekziston edhe një procedurë tjetër gjyqësore për nulitetin e saj. Sipas ankesës, gjykata është dashur të ndërpresë procedurën deri në zgjidhjen e kësaj çështjeje paraprake, pasi nëse kontrata rezulton e pavlefshme, atëherë bie edhe baza për kompensim.

Në aspektin e provave, është kundërshtuar edhe ekspertiza financiare mbi të cilën është bazuar llogaritja e fitimit të humbur. Sipas ankesës, eksperti nuk ka pasur kompetencën e nevojshme për të bërë një vlerësim të tillë dhe gjykata nuk ka dhënë arsye pse i ka refuzuar këto kundërshtime.

Ankesa ka ngritur gjithashtu shqetësimin për zhvillimin e shpejtë të procesit gjyqësor, i cili ka përfunduar brenda vetëm 7 ditësh dhe me dy seanca, për një çështje me vlerë mbi 32 milionë euro. Sipas tij, një procedurë e tillë nuk ka mundësuar shqyrtim të plotë dhe të drejtë të të gjitha rrethanave.

Në këtë proces ka ndërhyrë edhe Komuna e Prishtinës si palë ndërhyrëse, duke mbështetur qëndrimin e ndërmarrjes publike dhe duke kundërshtuar kërkesëpadinë e kompanive private. Megjithatë, sipas ankesës, aktgjykimi nuk e reflekton në mënyrë të qartë këtë interes në vendimmarrje.

Pavarësisht këtyre argumenteve të detajuara, ankesa e paraqitur  nuk ka arritur të ndryshojë rezultatin në këtë fazë të procedurës. Gjykata ka refuzuar pretendimet dhe ka lënë në fuqi aktgjykimin që obligon Ndërmarrjen Publike Banesore të paguajë shumën milionëshe ndaj , “MADE GROUP CONSTRUCTION” SH.P.K.,  “ARKOS” SH.P.K., dhe  MADEKOS” SH.P.K,./Periskopi/

Tahiri: Oligarkët e Kurtit rrezikojnë t’ia marrin 32 milionë euro Prishtinës, në emër të ‘fitimit të humbur’

Të ngjashme
Lodhen protestuesit, dalin bisedat e organizatorëve: Ta ndërpresim deri në tetor, njerëzit janë lodhur

Lodhen protestuesit, dalin bisedat e organizatorëve: Ta ndërpresim deri në tetor, njerëzit janë lodhur

Plagosja në Tiranë, tre të arrestuar dhe një 17-vjeçar në kërkim

Plagosja në Tiranë, tre të arrestuar dhe një 17-vjeçar në kërkim

Shpërthime në Damask derisa Macron po takohej me presidentin sirian

Shpërthime në Damask derisa Macron po takohej me presidentin sirian

Policia e cilëson tentim vrasje rastin në Komoran: Tre persona u therën me thikë, të dyshuarit u larguan nga vendngjarja

Policia e cilëson tentim vrasje rastin në Komoran: Tre persona u therën me thikë, të dyshuarit u larguan nga vendngjarja

Një predhë godet një cisternë nafte afër Ngushticës së Hormuzit

Një predhë godet një cisternë nafte afër Ngushticës së Hormuzit

Kapet mall i padeklaruar dhe rreth 30 mijë euro në Han të Elezit, Dogana jep detaje

Kapet mall i padeklaruar dhe rreth 30 mijë euro në Han të Elezit, Dogana jep detaje

Bastisje në Kaçanik: Sekuestrohen 400 gramë drogë, armë dhe mbi 9 mijë euro

Bastisje në Kaçanik: Sekuestrohen 400 gramë drogë, armë dhe mbi 9 mijë euro

DW për samitin e Ankarasë: Turqia synon të forcojë ndikimin e saj në NATO

DW për samitin e Ankarasë: Turqia synon të forcojë ndikimin e saj në NATO

MINT publikon çmimet tavan – Nafta pak më shtrenjtë

MINT publikon çmimet tavan – Nafta pak më shtrenjtë

Mbi 2200 gjoba trafiku për 24 orë, policia njofton për dhjetëra aksidente e disa të arrestuar

Mbi 2200 gjoba trafiku për 24 orë, policia njofton për dhjetëra aksidente e disa të arrestuar

Belgjika e eliminon ShBA-në nga Botërori

Belgjika e eliminon ShBA-në nga Botërori

Arrestohet një person në Kaçanik, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Arrestohet një person në Kaçanik, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Vrasje në tentativë në Rahovec, dy persona theren me thikë

Vrasje në tentativë në Rahovec, dy persona theren me thikë