VV i nis fushatat me punësime, Valon Prebreza kërkon nga kryeshefat e ndërmarrjeve publike të punësojnë staf për “punë praktike”

VV i nis fushatat me punësime, Valon Prebreza kërkon nga kryeshefat e ndërmarrjeve publike të punësojnë staf për “punë praktike”

Zgjedhjet po afrohen, e fushatat elektorale veçse kanë nisur. Partia në pushtet, i ka aktivizuar njerëzit e saj në terren. Një rast ‘më i veçantë’ është ai i Valon Prebrezës, i cili dikur ishte një militant i partisë, e më pas u shpërblye me një pozitë në Ministrinë e udhëhequr nga Artane Rizvanolli, shkruan Periskopi. […]

Prebreza, për të cilin raportoi Periskopi ditë më parë, se pritet të jetë edhe kandidat i VV-së për kryetar në Komunën e Fushë Kosovës, pozitën që e mban në Ministrinë e Ekonomisë ka filluar ta përdorë pak muaj para zgjedhjeve nacionale.

Valon Prebreza, më 4 shtator ka nisur një e-mail (të cilën e ka siguruar Periskopi) drejt ndërmarrjeve publike në vend. Ai iu ka ‘rikujtuar’ kryeshefave mundësinë që të punësojnë praktikantë në ndërmarrjet që i udhëheqin.

“Të nderuar kryeshefa,

Për të përkrahur ngritjen e kapaciteteve njerëzore, ju rikujtojmë mundësinë e punës praktike përmes programit “Kosovo Generation Unlimited”. Ky program ju mundëson angazhimin e praktikantëve me bashkëpagesë nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe nga UNICEF në Kosovë”, thuhet ndër të tjera në e-mailin e dërguar nga Prebreza drejt kryeshefave të ndërmarrjeve publike në vend.

Terrenin për fushatë, Prebreza e ka nisur herët edhe për zgjedhjet lokale. Ai krah vetes po e merr edhe Kryeshefin e Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal Prishtina, Arsim Fetahun.

Përmes disa postimeve në llogarinë e tij në Facebook, Valon Prebreza bashkë me Arsim Fetahun kanë vizituar nga afër disa fshtara të Fushë Kosovës nga ku edhe premtuan furnizmin me ujë të pijshëm.

Vlen të theksohet se Periskopi më herët kishte raportuar për punësimet familjare në Koorporaten Energjetike të Kosovës(KEK), e në mesin e tyre ishte edhe kushëriri i Valonit, Nexhat Prebreza. /Periskopi/

Militanti i shpërblyer nga VV-ja, Valon Prebreza e përdorë ndërmarrjen publike për fushatë elektorale në Fushë Kosovë

Të ngjashme
Morina: Personat e arrestuar sot kanë marrë pjesë në Masakrën e Reçakut

Morina: Personat e arrestuar sot kanë marrë pjesë në Masakrën e Reçakut

Kreu i OEK-ut: Tarifat bankare nuk janë shqetësuese përderisa shërbimet digjitale mbeten të lira

Kreu i OEK-ut: Tarifat bankare nuk janë shqetësuese përderisa shërbimet digjitale mbeten të lira

REL: Ombrella amerikane fillon të mbyllet për Ballkanin

REL: Ombrella amerikane fillon të mbyllet për Ballkanin

Siguri apo mbikëqyrje? Kamerat bëhen të detyrueshme në veturat e reja në Zvicër

Siguri apo mbikëqyrje? Kamerat bëhen të detyrueshme në veturat e reja në Zvicër

Haradinaj ndan pamje duke vrapuar: 27 vjet Liri, Kosovë gëzuar

Haradinaj ndan pamje duke vrapuar: 27 vjet Liri, Kosovë gëzuar

Skandal në kampin e Anglisë: Vidhen pajisje me vlerë 18 mijë dollarë

Skandal në kampin e Anglisë: Vidhen pajisje me vlerë 18 mijë dollarë

Bastiset vila e Samir Manes, prokuroria e heton për lidhje me trafikantë droge

Bastiset vila e Samir Manes, prokuroria e heton për lidhje me trafikantë droge

Arsenali nuk heq dorë nga Barcola, PSG i mbyll derën largimit

Arsenali nuk heq dorë nga Barcola, PSG i mbyll derën largimit

Irani ende pa vendim përfundimtar për marrëveshjen me ShBA-në

Irani ende pa vendim përfundimtar për marrëveshjen me ShBA-në

Dyshohet se ra nga lartësia gjatë punës në Ulqin, humb jetën 17-vjeçari nga Malisheva

Dyshohet se ra nga lartësia gjatë punës në Ulqin, humb jetën 17-vjeçari nga Malisheva

Një 25-vjeçar gjendet pa shenja jete në një banesë në Tiranë

Një 25-vjeçar gjendet pa shenja jete në një banesë në Tiranë

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur