Vrasja e gjyqtarit Kalaja, KGJK: Kjo ngjarje e rëndë përbën një goditje të madhe për shoqërinë

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, KGJK: Kjo ngjarje e rëndë përbën një goditje të madhe për shoqërinë

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), i është drejtuar me letër ngushëlluese Këshillit të Lartë Gjyqësor të Shqipërisë, përkatësisht kryetarit Ilir Rusi, pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja. Këshilli Gjyqësor i Kosovës, vlerëson se “kjo ngjarje e rëndë përbën një goditje të madhe jo vetëm për sistemin e drejtësisë shqiptare, por për të gjithë shoqërinë, duke cenuar rëndë […]

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), i është drejtuar me letër ngushëlluese Këshillit të Lartë Gjyqësor të Shqipërisë, përkatësisht kryetarit Ilir Rusi, pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, vlerëson se “kjo ngjarje e rëndë përbën një goditje të madhe jo vetëm për sistemin e drejtësisë shqiptare, por për të gjithë shoqërinë, duke cenuar rëndë vlerat themelore të shtetit të së drejtës dhe sigurinë e atyre që janë në shërbim të zbatimit të ligjit”.

Ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, ku është qëlluar me armë zjarri gjyqtari Astrit Kalaja, i cili për pasojë ka humbur jetën. Nga të shtënat janë plagosur gjithashtu dy persona të tjerë, palë në një proces gjyqësor.

Sipas njoftimit të Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40, në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Gjatë zhvillimit të një seance gjyqësore, dyshohet se shtetasi E. Sh., 30 vjeç, palë në proces, ka qëlluar me armë zjarri drejt gjyqtarit Astrit Kalaja dhe shtetasve R. K., 65 vjeç, dhe E. K., 45 vjeç, babë e bir, pala tjetër në proces.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin tronditës për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u nda tragjikisht nga jeta gjatë ushtrimit të detyrës në shërbim të drejtësisë. Kjo ngjarje e rëndë përbën një goditje të madhe jo vetëm për sistemin e drejtësisë shqiptare, por për të gjithë shoqërinë, duke cënuar rëndë vlerat themelore të shtetit të së drejtës dhe sigurinë e atyre që janë në shërbim të zbatimit të ligjit. Në emër të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, të gjyqtarëve dhe stafit gjyqësor, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta dhe solidaritetin e plotë me familjen e tij, me kolegët dhe me gjithë sistemin gjyqësor të Republikës së Shqipërisë. Në këtë moment të rëndë për drejtësinë shqiptare, ndajmë dhimbjen tuaj dhe nënvizojmë nevojën për reflektim institucional dhe shoqëror. Kujtimi për jetën dhe veprën e tij të mbetet një shembull i qëndrueshëm frymëzimi dhe nderimi në shërbim të drejtësisë”, thuhet në letrën e ngushëllimit./Periskopi/

BE-ja dhe OSBE-ja dënojnë vrasjen e gjyqtarit në Tiranë

Të ngjashme
Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve