VV e përdori FSK’në për propagandë, Ramadani: Qesharakë, të neveritshëm dhe të dëmshëm për Kosovën

VV e përdori FSK’në për propagandë, Ramadani: Qesharakë, të neveritshëm dhe të dëmshëm për Kosovën

Trupi i pajetë i 33-vjeçarit që u zhduk disa ditë më parë në liqenin e Ujmanit është gjetur sot nga njësitet e specializuara të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në një operacion të zhvilluar në bashkëpunim me KFOR-in dhe Policinë e Kosovës. Por ky mision humanitar u shoqërua me polemika, pasi Lëvizja Vetëvendosje, në një […]

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, në një prononcim për Periskopin, e ka quajtur këtë qasje si të rrezikshme dhe të dëmshme për raportet e Kosovës me aleatët ndërkombëtarë, veçanërisht me NATO-n.

“FSK është profesionale, kredibile dhe e gatshme. Është Forcë që ka të zhvilluara kapacitete/aftësi të specializuara (“niche capabilities”). Disa prej këtyre aftësive janë të njohura nga NATO që nga viti 2013. Një prej këtyre kapacitetve të njohura si plotësisht operacionale në vitin 2013 janë edhe kapacitetet e Kërkim-Shpëtimit. Në këtë fushë, FSK është prej më të mirave në rajon,” tha Ramadani për Periskopin.

Duke komentuar më tej propagandën rreth gjoja “zbarkimit të parë të FSK-së në veri”, ai thekson se kjo është jo vetëm e pavërtetë, por edhe qesharake në aspektin profesional dhe institucional.

“Abuzimi politik me gjoja ‘zbarkim të FSK në veri për herë të parë’ i bën këta abuzues të jenë edhe qesharak, edhe të neveritshëm, edhe dëmtues. Së pari, FSK nuk zbarkon brenda territorit zyrtar të cilin nga dhjetori 2018 e ka për detyrë ligjore ta mbrojë. Mund të zbarkojë jashtë Kosovës, por asesi brenda Kosovës. Kjo është qesharake,” tha Ramadani për Periskopin.

Ai sqaroi se operacione të tilla janë realizuar edhe më parë, në përputhje me të gjitha procedurat e koordinimit me KFOR-in dhe autoritetet vendore.

“Së dyti, realizimi i operacioneve të FSK në veri ka ndodhur edhe më herët dhe në të njëjtën procedurë sikurse tash: ekziston kërkesa e autoriteteve civile për mbështetje nga FSK, kërkohet pëlqimi i Komandantit të KFOR-it (të cilit i dërgohet plani operacional paraprakisht), Komandanti i KFOR jep pëlqimin dhe autorizon njësitë e KFOR që të jenë bashkë me FSK. Kaq, e thjeshtë është, asgjë spektakulare në kuptimin profesional që pushtetarët mundohen t’i japin ngjyrim politik,” tha ai.

Në fund, Ramadani paralajmëron se manipulimet e tilla me të vërtetën nuk janë vetëm politikisht të papërgjegjshme, por edhe me pasoja të drejtpërdrejta për marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë.

“Varësisht nga natyra e kërkesës nga autoritetet civile, FSK autorizon njësitë profesionale. A është dëmtuese kjo sjellje e pushtetarëve? Po, absolutisht. E dëmshme sepse abuzon mirëbesimin midis Kosovës dhe NATO-s. E dëmshme sepse largon mundësinë që KFOR të thërret edhe FSK-në në operacione të KFOR-it në veri. Sepse, e vlerësojnë se abuzimi me mirëbesimin është i qëllimshëm,” tha Ramadani për Periskopin.

Ndryshe ky veprim i VV’së ngjalli reagime të shumta në opinionin publik dhe u cilësua si tentativë për propagandë politike mbi një operacion teknik dhe humanitar./Albina Zariqi-PERISKOPI/

VV del n’rrenë – Këto janë disa nga rastet kur FSK shkoi në veri

 

Të ngjashme
Policia: Teknologjia e re mundëson identifikimin automatik të kundërvajtjeve

Policia: Teknologjia e re mundëson identifikimin automatik të kundërvajtjeve

Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet

Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë

Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare