Xhafer Tahiri konfirmon mos-pjesëmarrjen në takimin e ftuar nga Kurti

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka konfirmuar mos-pjesëmarrjen në takimin e ftuar nga kryeministri Albin Kurti. Tahiri ka thënë se mos-pjesëmarrja nuk është vendim partiak por i bordit të AKK-së. “Ky nuk është vendim partiak, është vendim i bordit të AKK-së. Unë nuk do të marrë pjesë […]
Tahiri ka thënë se mos-pjesëmarrja nuk është vendim partiak por i bordit të AKK-së.
“Ky nuk është vendim partiak, është vendim i bordit të AKK-së. Unë nuk do të marrë pjesë në këtë takim”, ka deklaruar Tahiri.
Ndryshe, Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës ka kërkuar nga kryetarët e komunave që të mos marrin pjesë në takimin urgjent të ftuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Qëllimi i këtij takimi mësohet të jetë situata e krijuar nga pandemia me COVID-19. Ky takim i thirrur nga Kurti pritet të mbahet në ambientet e Qeverisë së Kosovës, ku do të marrë pjesë edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. Takimi tashmë ka filluar e aty po merr pjesë kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri që vie nga radhët e Vetëvendosjes.












