Zyrtarja e VV’së: Nuk e kam idenë pse anëtarët tonë në KQZ votuan për verifikimin e votave nga jashtë me telefonata

Zyrtarja e VV’së: Nuk e kam idenë pse anëtarët tonë në KQZ votuan për verifikimin e votave nga jashtë me telefonata

Komisioni Qendror Zgjedhor, ka marrë vendim për verifikimin e të gjithë votuesve nga Diaspora, që aplikojnë për t’u regjistruar si votues në zgjedhjet e 14 shkurtit, në Kosovë, shkruan Periskopi. Sipas vendimit, KQZ-së do të kontaktojë prej telefonit të gjithë mërgimtarët që kanë aplikuar për t’u regjistruar si votues, shkruan Periskopi. Secili mërgimtar që nuk […]

Sipas vendimit, KQZ-së do të kontaktojë prej telefonit të gjithë mërgimtarët që kanë aplikuar për t’u regjistruar si votues, shkruan Periskopi.

Secili mërgimtar që nuk lajmërohet në telefon, nuk do të ketë të drejtë që të votojë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Këtë vendim nuk po e përkrahë as zyrtarja e VV-së, ish deputetja Drita Millaku e cila në një bisedë për Periskopin e quan ‘vendim ofendues e katastrofal”.

“Vendim katastrofal, vendim ofendues për mërgimtarët”, tha Millaku.

Këtë vendim e kishin përkrahur të gjithë anëtarët e Këshillit Qendror të Zgjedhjeve, duke përfshirë këtu edhe Sami Kurteshin dhe Alim Rama nga Lëvizja Vetëvendosje. Madje, Rama ishte i pari që mori fjalën dhe jepi komente pozitive.

“Deshta të lidhem me këtë, kjo ka të bëj poashtu edhe me kërkesën që përsëritet në rekomandimet e vëzhguesve të Bashkimit Evropian që me rritë integritetin e procesit të aplikimit me postë”, thotë ai pas votimit të vendimit.

E ish-deputetja e kësaj partie, nuk e dinë pse bashkëpartiakët e saj, kanë votuar pro këtij vendimi.

“Nuk e kam idenë pse kanë votu pro”- tha Millaku për Periskopin.

Kundër vendimit të KQZ-së, kishin reaguar zyrtarë nga Vetëvendosja si Albulena Haxhiu, Fitore Pacolli etj.

Edhe U.D. e Presidentes, znj. Vjosa Osmani, i ka shkruar letër kryetares së KQZ-së, znj.Valdete Daka, ku kërkon rishqyrtimin e këtij vendimi./PERISKOPI/ZANA RUGOVA/

Video gjatë votimit të vendimit nga anëtarët e KQZ-së.

Të ngjashme
Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve reagon ndaj KPM-së që gjobiti mediat në Kosovë: Kjo është formë censure

Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve reagon ndaj KPM-së që gjobiti mediat në Kosovë: Kjo është formë censure

Rama mbërrin në Pallatin Elysee, këto janë temat e diskutimit gjatë takimit me Macronin

Rama mbërrin në Pallatin Elysee, këto janë temat e diskutimit gjatë takimit me Macronin

Aksident në Berat, motori përplas turistin holandez në vijat e bardha

Aksident në Berat, motori përplas turistin holandez në vijat e bardha

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj një shqiptari, kapet me kokainë në Vërmicë

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj një shqiptari, kapet me kokainë në Vërmicë

Specialja i vazhdon ‘reflektimet’: Kemi lejuar vizita të të paraburgosurve në Kosovë për arsye humanitare, Thaçi ishte 4 herë

Specialja i vazhdon ‘reflektimet’: Kemi lejuar vizita të të paraburgosurve në Kosovë për arsye humanitare, Thaçi ishte 4 herë

Përfundon seanca në Apel për Endrit Nikën, pritet vendimi

Përfundon seanca në Apel për Endrit Nikën, pritet vendimi

PZAP refuzon ankesat e Haxhiut dhe Kryeziut për rinumërim të plotë të votave të PDK-së

PZAP refuzon ankesat e Haxhiut dhe Kryeziut për rinumërim të plotë të votave të PDK-së

Mbappe: Messi dhe Ronaldo janë më të mirët në Botë

Mbappe: Messi dhe Ronaldo janë më të mirët në Botë

Shpërthim në impiantin e gazit në Katar, 18 të zhdukur dhe mbi 50 të plagosur

Shpërthim në impiantin e gazit në Katar, 18 të zhdukur dhe mbi 50 të plagosur

Zhduket djali 5-vjeçar i familjes Rahimi në Zvicër, kërkohet ndihmë për gjetjen e tij

Zhduket djali 5-vjeçar i familjes Rahimi në Zvicër, kërkohet ndihmë për gjetjen e tij

Krimet e luftës, Prokuroria Speciale kërkon ndryshime ligjore dhe më shumë bashkëpunim ndërkombëtar

Krimet e luftës, Prokuroria Speciale kërkon ndryshime ligjore dhe më shumë bashkëpunim ndërkombëtar

Vdekja e punëtorit 26-vjeçar në Prizren, Policia jep detaje

Vdekja e punëtorit 26-vjeçar në Prizren, Policia jep detaje

Humb jetën punëtori në Prizren, rrëzohet vinçi në punishte

Humb jetën punëtori në Prizren, rrëzohet vinçi në punishte