Hykmete Bajrami: Kam kërkuar rinumërim para Ramushit – veç kështu fajtorët marrin dënimin e merituar

Hykmete Bajrami: Kam kërkuar rinumërim para Ramushit – veç kështu fajtorët marrin dënimin e merituar

Hykmete Bajrami e LDK-së, thotë se ajo ka kërkuar rinumërim para Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, përkatësisht zotit Ramush Haradinaj. Në një deklaratë për Periskopin, znj.Bajrami ka thënë se rinumërimi do ta pastronte procesin dhe se ‘vetëm kështu keqpërdoruesit e votës do të merrnin dënimin e merituar’ “Unë kam kërkuar rinimrim para z. Ramush Haradinajt.Tashmë […]

Hykmete Bajrami e LDK-së, thotë se ajo ka kërkuar rinumërim para Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, përkatësisht zotit Ramush Haradinaj.

Në një deklaratë për Periskopin, znj.Bajrami ka thënë se rinumërimi do ta pastronte procesin dhe se ‘vetëm kështu keqpërdoruesit e votës do të merrnin dënimin e merituar’

“Unë kam kërkuar rinimrim para z. Ramush Haradinajt.Tashmë pas rinumrit të disa kutive është vërtëtuar se në QNR, ka pasë deformim të vullnetit qytetar dhe kjo tani vë në dyshim secilin rezultat të publikuar nga KQZ, sidomos për kandidatët. Unë besoj se runumrimi do të pastronte procesin, vetëm kështu keqpërdoruesit e votës do të merrinin denimin e merituar dhe mbi të gjitha është obligim ndaj qytetarëve dhe demokracisë”, ka thënë Bajrami për Periskopin.

Sot, Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se kjo parti kërkon rinumërim të plotë të votave. Ai ka thënë se nuk e konteston rezultatin as të partisë së tij e as të partive të tjera, por thotë se të ‘dihet plotësisht e vërteta, duhet të ketë rinumërim të plotë”.

“Një takim me nënkryetarët e Aleancës, deputetë, sekretarë. Biseduam për procesin zgjedhor dhe ndërtimin e institucioneve. Falënderojmë qytetarët e Kosovës që kanë ndihmu që zgjedhjet të jenë të lira, demokratike”, tha Haradinaj pas takimit me strukturat e partisë, përcjell Periskopi.

“Jemi të shqetësuar me keqpërdorimet që kanë ndodhë në disa raste, kërkojmë nga organet e drejtësisë që kriminelët e votës të përfundojnë në burg, kërkojmë rinumërim të plotë të votave që të dihet e vërteta. Nuk kontestojmë rezultatin zgjedhor, përqindjen tonë, të VV-së, LDK-së apo PDK-së, nuk shoh pse duhet dikush me dalë kundër rinumërimit përvec nëse fshehim keqpërdorime për të cilat nuk din opinioni”, tha ai.

Ndërkohë dje, përfaqësuesi i AAK-së në KQZ, Ibrahim Selmonaj, shfaqi kërkesën e tij për rinumërim të plotë të votave.

“Dua ta përsëris faktin se në këtë proces zgjedhor ka pasë parregullësi që janë vërejtë. Ato kanë nis nga qendrat e vendvotimeve nga komisionerët. E kam thënë edhe më herët, përsërish qëndrimin e Aleancës që hetuesia të merret me secilin komisioner ose secilin përgjegjës në secilën qendër, në secilin vendvotim, aty ku ka bërë ndërhyrje, në rast bëhet me AAK që e dimë, por e vërteta është se ka edhe mes subjekteve tjera politike, kërkoj nga KQZ, të bëhet rinumërim i plotë, që të pastrohet ky proces, të evidentohen të gjitha rastet”, ka thënë Selmonaj, përcjell Periskopi.

Kjo kërkesë e AAK-së, hasi në kundërshti të ashpër dje në KQZ nga Vetëvendosja, përkatësisht përfaqësuesi i saj, z.Sami Kurteshi./PERISKOPI/

Të ngjashme
Karton i kuq: Belgjika mbetet me 10 lojtarë ndaj Iranit

Karton i kuq: Belgjika mbetet me 10 lojtarë ndaj Iranit

Pas sulmeve të javës së kaluar, Trump paralajmëron Iranin: Ndaloni Hezbollahun ose do të godasim më fort

Pas sulmeve të javës së kaluar, Trump paralajmëron Iranin: Ndaloni Hezbollahun ose do të godasim më fort

Pas mbledhjes te Kryeministria, nis marshimi masiv rrugëve të Tiranës: Rama n’burg, Berisha n’burg

Pas mbledhjes te Kryeministria, nis marshimi masiv rrugëve të Tiranës: Rama n’burg, Berisha n’burg

IHMK: Java nis me reshje e stuhi lokale, nga e enjtja rikthehen temperaturat deri në 33 gradë

IHMK: Java nis me reshje e stuhi lokale, nga e enjtja rikthehen temperaturat deri në 33 gradë

Prokuroria Speciale paralajmëron aktakuzë për autorët e sulmit ndaj familjes Jashari

Prokuroria Speciale paralajmëron aktakuzë për autorët e sulmit ndaj familjes Jashari

Netanyahu: Do t’i mbajmë trupat në Gaza, Siri dhe Liban për aq kohë sa të jetë e nevojshme

Netanyahu: Do t’i mbajmë trupat në Gaza, Siri dhe Liban për aq kohë sa të jetë e nevojshme

Petritsch: Kosova po e teston durimin e BE-së

Petritsch: Kosova po e teston durimin e BE-së

Negociatat SHBA-Iran janë bllokuar, por ende s’kanë përfunduar, i thotë CNN-it një burim iranian

Negociatat SHBA-Iran janë bllokuar, por ende s’kanë përfunduar, i thotë CNN-it një burim iranian

Nis protesta e 22-të në Tiranë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Nis protesta e 22-të në Tiranë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Ministri i Brendshëm porosit protestuesit nga Kosova në Tiranë: Mos harroni, Rama kerkoi njohjen e Kosovës në mes të Beogradit

Ministri i Brendshëm porosit protestuesit nga Kosova në Tiranë: Mos harroni, Rama kerkoi njohjen e Kosovës në mes të Beogradit

Spanja e deklason Arabinë Saudite për fitoren e parë në këtë Botëror

Spanja e deklason Arabinë Saudite për fitoren e parë në këtë Botëror

Zyrtare: UEFA e konfirmon stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja Izrael – Kosovë

Zyrtare: UEFA e konfirmon stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja Izrael – Kosovë

Behgjet Pacolli: Nesër rifillojnë punimet në Aeroportin e Vlorës, po rikthehet ligjshmëria

Behgjet Pacolli: Nesër rifillojnë punimet në Aeroportin e Vlorës, po rikthehet ligjshmëria