Kuvendi konstituohet, dështon zgjedhja e kryeparlamentarit – gjithçka që ndodhi në seancën e së shtunës

Kuvendi konstituohet, dështon zgjedhja e kryeparlamentarit – gjithçka që ndodhi në seancën e së shtunës

Pas dy dështimeve radhazi, Kuvendi i Kosovës më në fund u konstituua duke i hapur rrugë betimit të deputetëve të rinj të zgjedhur nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Megjithatë, përpjekja për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit dështoi dy herë me radhë. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, tha se gjatë takimeve konsultative ndërmjet partive politike ishte […]

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, tha se gjatë takimeve konsultative ndërmjet partive politike ishte arritur pajtimi për të miratuar raportin e Komisionit për verifikimin e mandateve me votë unanime. Të 120 deputetët votuan që raporti të hartohet nga përbërja e mëhershme e Komisionit, çka mundësoi betimin formal të përbërjes së re parlamentare.

Një nga pikat kyçe të diskutimeve në komision ishte kërkesa e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për dorëheqje individuale nga ministrat që janë zgjedhur edhe si deputetë. Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se kjo kërkesë ishte përfshirë në procesverbal dhe se kjo kishte hapur rrugë për konsensusin, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

Nga ana tjetër, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, deklaroi se asnjë ndryshim nuk ishte bërë, duke akuzuar opozitën për “ndryshim fjalësh për shkak të frikës nga humbja e mandateve”.

Menjëherë pas betimit të deputetëve, Lëvizja Vetëvendosje propozoi Albulena Haxhiun për postin e kryetares së Kuvendit.

Por në të dyja votimet, Haxhiu nuk mori shumicën e nevojshme: fillimisht 57 vota për, 20 kundër dhe 3 abstenime, dhe në tentativën e dytë 57 për, 19 kundër dhe 3 abstenime.

Nisma Socialdemokrate dhe dy deputetë të minoriteteve joserbe abstenuan. Si rrjedhojë, seanca u ndërpre për 48 orë – deri të hënën në ora 15:00.

Shoqëria civile vlerësoi se dështimi në zgjedhjen e kryeparlamentarit është pasojë e mungesës së vullnetit për kompromis politik.

Ata theksuan se barra për të siguruar një zgjidhje bie mbi Lëvizjen Vetëvendosje, si subjekti më i madh në Kuvend.

Reagimet politike

Nga ana tjetër, kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se ndonëse propozimi për postin i takon partisë me më së shumti mandate, askush nuk është i obliguar ta votojë atë.

Lidhja Demokratike e Kosovës kritikoi dështimin për zgjedhjen e kryeparlamentares si pasojë e “pazareve politike dhe shkeljeve procedurale”, duke nënvizuar se Vetëvendosje “nuk i ka numrat për formim të institucioneve”.

Nisma Socialdemokrate, përmes kryetarit Fatmir Limaj, tha se me konstituimin e Kuvendit, është hapur rruga për formim të institucioneve dhe se pjesa e mbetur pritet të përmbyllet shumë shpejt.

Në një deklaratë tjetër për media, Partia Demokratike e Kosovës shprehu gatishmëri për të marrë përgjegjësinë për formimin e Qeverisë me Bedri Hamzën si kandidat për kryeministër.

Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka ndërmend të ndryshojë kandidaturën.

Deputeti Ilir Kërçeli deklaroi se Albulena Haxhiu do të mbetet propozimi i vetëm i LVV-së për kryetare të Kuvendit./Periskopi/

Të ngjashme
Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it

Trump thotë se marrëveshja ShBA-Iran do të nënshkruhet sot

Trump thotë se marrëveshja ShBA-Iran do të nënshkruhet sot

Prishtina në gatishmëri për verën e nxehtë, komuna dhe zjarrfikësit bëjnë apel për kujdes

Prishtina në gatishmëri për verën e nxehtë, komuna dhe zjarrfikësit bëjnë apel për kujdes

Tarifat bankare ‘zhvasin’ qytetarët: Pagesat në sportel deri në 5 euro, shpërthejnë reagimet

Tarifat bankare ‘zhvasin’ qytetarët: Pagesat në sportel deri në 5 euro, shpërthejnë reagimet

Mashtruan qytetarët duke marrë kredi në emër të tyre, arrestohet çifti shqiptar i shumëkërkuar

Mashtruan qytetarët duke marrë kredi në emër të tyre, arrestohet çifti shqiptar i shumëkërkuar