Marsi i shpresës së punëtorëve po ikën: A do të miratohet edhe 7 orë Ligji i Pagave, a veç premtim bosh i Kurtit

Marsi i shpresës së punëtorëve po ikën: A do të miratohet edhe 7 orë Ligji i Pagave, a veç premtim bosh i Kurtit

Ligji i Pagave do të shkojë në Qeveri për miratim në muajin mars të vitit 2022. Kështu kishte thënë në janar Qeveria e Kosovës. Miratimin e tij e kishte premtuar edhe vet kryeministri Albin Kurti. Mirëpo aq sa duket, po ikën marsi, e ky Ligj shumë i kërkuar për sektorin publik nuk po del të […]

Ligji i Pagave do të shkojë në Qeveri për miratim në muajin mars të vitit 2022. Kështu kishte thënë në janar Qeveria e Kosovës. Miratimin e tij e kishte premtuar edhe vet kryeministri Albin Kurti. Mirëpo aq sa duket, po ikën marsi, e ky Ligj shumë i kërkuar për sektorin publik nuk po del të jetë askund. Tash e 1 vit, kemi parë revoltë të sindikatave, paralajmërime të grevave e protestave, deri tek trazirat sociale…

Ishte 30 qershori i vitit 2020 kur Gjykata Kushtetuese kishte rrëzuar Ligjin e atëhershëm për Paga, të miratuar nga Qeveria Haradinaj.

Si rezultat, kishte nisur hartimi i draft Projektligjit të ri. Ndonëse kishin nisur konsultimet me sindikatat që mbrojnë të drejtat e punëtorëve në sektorin publik, ato gjatë tërë kohës kishin shprehur pakënaqësi me numrat e koeficientëve që i parashihte Qeveria Kurti.

Përgjatë krejt vitit të kaluar, Sindikata e Bashkuar e Arsimit (SBASHK), Federata e Sindikatave të Shëndetësisë (FSSHK), administrata shtetërore etj, përmes protestave e paralajmërimeve për greva  kërkonin rritje të koeificientit të pagave për mësues, mjekë e shërbyes civilë.

Në mesin e më të zëshmëve pa dyshim ishte Rrahman Jasharaj i SBASHK’ut. Thuajse përditë kërcënonte Qeverinë Kurti me grevë. Ai u ankonte se ministri Hekuran Murati nuk po i pret as nëpër takime për të dëgjuar kërkesat e tyre.

‘Kemi me ia shymë tymin e duhanit Qeverisë Kurti’, ishte një deklaratë e Jasharajt për Periskopin.

Njëjtë ishte situata edhe me mjekët e infermierët. Protesta të mantelbardhëve para Qeverisë, e paralajmërime për trazira sociale. Kreu i FSSHK’së, para vitit të ri kishte thënë  se nëse Ligji i Pagave nuk kalon deri në mars, atëherë seriozisht do marrin veprime.

E sot, ku jemi në ditën e fundit të këtij muaji shpresëdhënës, Periskopi kontaktoi sërish Sylën, i cili si i mashtruar e  i zhgënjyer nga Qeveria Kurti, tha se do të mblidhen nesër e do të shohin se çka do të ndërmarrin tutje.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu në muajin shkurt pati deklaruar se projektligji për paga në sektorin publik është në fazën e fundit të hartimit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës, konkretisht Ministria e Punëve të Brendshme veçse ka filluar që të kontaktoj me të gjitha sindikatat relevante. Ministria e Punëve të Brendshme, sipas programit, planifikon që projektligjin në fjalë ta dërgojë për miratim në Qeverinë e Republikës së Kosovës brenda muajit mars”, ka theksuar Kryeziu.

Në një draft të ligjit të ri janë caktuar koeficientet, por jo edhe vlera e koeficientit bazë.

Sipas një pasqyre të publikuar para disa javëve, pagat në sektorë të ndryshëm, me ligjin e ri do të mund të jenë si në vijim:

E për vonesën e këtij Ligji aq të rëndësishëm, sot nga opozita reagoi AAK’ja. Me vendosjen e pankartave në Kuvend, shtrohej pyetja ‘’Ku është Ligji i Pagave? Një përgjigje e dha kryeparlamentari Glauk Konjufca. Tregoi se kanë mbetur edhe 7 orë kohë për miratimin e tij. Duke u bazuar nga ky moment, shtrohet pyetja se  a do ta miratojë Qeveria Kurti Ligjin e Pagave brenda 6 orëve sa kanë mbetur, a po do të dalë e dështuar edhe në këtë premtim./PERISKOPI/

 

Të ngjashme
Kamionët bllokohen në ujë pas vërshimeve në rrugën Ferizaj-Shkup

Kamionët bllokohen në ujë pas vërshimeve në rrugën Ferizaj-Shkup

Lufta në Iran: 18 ushtarë amerikan të vrarë dhe 624 të plagosur

Lufta në Iran: 18 ushtarë amerikan të vrarë dhe 624 të plagosur

Përmbysje në qytetin e Rahovecit pas rreshjeve të dendura të shiut

Përmbysje në qytetin e Rahovecit pas rreshjeve të dendura të shiut

E zbuluan se importoheshin nga Serbia, Kroacia anulon blerjen e dyshekëve për ushtrinë

E zbuluan se importoheshin nga Serbia, Kroacia anulon blerjen e dyshekëve për ushtrinë

Sot mbahet seanca gjyqësore për sulmin terrorist në kanalin Ibër-Lepenc

Sot mbahet seanca gjyqësore për sulmin terrorist në kanalin Ibër-Lepenc

Një person gjendet pa shenja jete në Janjevë të Lipjanit

Një person gjendet pa shenja jete në Janjevë të Lipjanit

Michigan: 8 anëtarë të një familjeje gjenden të vdekur, dyshohet për vrasje – mes tyre 6 fëmijë

Michigan: 8 anëtarë të një familjeje gjenden të vdekur, dyshohet për vrasje – mes tyre 6 fëmijë

Kjo është gjendja në pikat kufitare

Kjo është gjendja në pikat kufitare

Kosova shet më shumë jashtë në 2026, por fatura e importeve e thellon deficitin në nivele rekord

Kosova shet më shumë jashtë në 2026, por fatura e importeve e thellon deficitin në nivele rekord

Reshjet e dendura mbulojnë me ujë rrugën Ferizaj-Shkup (Foto)

Reshjet e dendura mbulojnë me ujë rrugën Ferizaj-Shkup (Foto)

Elon Musk parashikon një botë pa para deri në vitin 2036, nisin reagimet

Elon Musk parashikon një botë pa para deri në vitin 2036, nisin reagimet

Zjarret në Francë: Macron mbledh kabinetin e krizës

Zjarret në Francë: Macron mbledh kabinetin e krizës

Ministri francez sot në Kosovë, do të pritet nga Konjufca

Ministri francez sot në Kosovë, do të pritet nga Konjufca