Martini, Nagipi, rezervat shtetërore, njohjet – këto janë “sukseset” 4-vjeçare që VV-ja “harroi” t’i përmendte në video

Lëvizja Vetëvendosje sot ka publikuar një video përmes të cilës paraqet pretendimet për arritjet gjatë 4 viteve qeverisje. Në video u përmenden disa gjëra si; shtesat për fëmijë e nëna lehona, njohje të pasaportave, mbështetje ndaj bujqve e deri tek shtrirja e sovranitetit në veri. Por, VV-ja ka harruar të përmend shumë “suksese” tjera e […]
Lëvizja Vetëvendosje sot ka publikuar një video përmes të cilës paraqet pretendimet për arritjet gjatë 4 viteve qeverisje. Në video u përmenden disa gjëra si; shtesat për fëmijë e nëna lehona, njohje të pasaportave, mbështetje ndaj bujqve e deri tek shtrirja e sovranitetit në veri. Por, VV-ja ka harruar të përmend shumë “suksese” tjera e të cilat Periskopi ua sjell në vazhdim…
“Mbështetëm bujkun e drejt”, thotë Vetëvendosje në videon propagandistike
Derisa Vetëvendosje përmend mbështetjen ndaj bujqëve, “harroi” t’i përmend ‘sukseset’ me grante që ndodhën në Ministrinë e Bujqësisë e cila udhëhiqet nga Faton Peci.
Periskopi në vazhdimësi kishte raportuar për këto zhvillime brenda Ministrisë, ku u dhanë grante për vëllan e dajën e deputetës së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, pastaj edhe këshilltarit të ministrit Peci.
Faton Peci i jep bashkëpartiakut të tij mbi 50 mijë euro për ndërtimin e tri vilave (DOKUMENT)
VV pretendon se “ndaluan gjakderdhjen financiare”- Periskopi ua sjell keqpërdorimet e njerëzve të Kurtit që e dëmtuan buxhetin e shtetit me miliona euro
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi i cili dikur ishte edhe anëtarë i VV-së edhe sot e kësaj dite del para gjykatës. Ai dyshohet për disa vepra penale si “‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’, ‘Ushtrimi i ndikimit’ dhe ‘Konflikti i interesit’.
Krasniqi i cili u soll në krye të KEK nga VV-ja e ka dëmtuar buxhetin e shtetit me miliona euro.
Aktakuza e re e ngarkon ish-kryeshefin e KEK’ut se e dëmtoi shtetin për 37 milionë euro.
Miliona euro të dyshimta: Qysh u përfshi ambasadori Martin Berishaj në skandalin financiar?
Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj i cili edhe sot shihet në krah të Kurtit në vitin 2022 u përfshi në skandalin që dyshohet se peshon 100 milionë euro. Ne skandalin ku dyshohet për shpërlarje parash, Berishaj dyshohet se i ka bartur 600 mijë euro para kesh nga kompania e tij në Mal të Zi, tek politikani slloven, Robert Golob.
“Suksesi” tjetër i Qeverisë Kurti e që s’u përmend në videon e Vetëvendosjes është ai me rezerva shtetërore, për të cilin edhe kryeministri Kurti tash e katër herë është ftuar nga Prokuroria Speciale si dëshmitar për intervistim.
Ministria e Industrisë kishte ndjekur procedurë të kundërligjshme në blerjet e rezervave shtetërore dhe Prokuroria kishte gjetur edhe shkelje të tjera pasi malli i paguar s’ka mbërritur në Kosovë.
Kështu, sipas dosjes së Prokurorisë të cilën e kishte publikuar “Betimi për Drejtësi”, pavarësisht se janë paguar paratë te kompanitë turke e polake për grurë, vaj e sheqer në Kosovë nuk kanë ardhur kurrë 200 mijë litra vaj, 120 mijë kg sheqer dhe 52.5 tonë grurë.
Vlera e këtij malli që nuk ka mbërritur në Kosovë sipas Prokurorisë është mbi 600 mijë euro.
Lexo edhe: https://albanianpost.com/ekskluzive-hajnia-multi-milioneshe-e-liburn-aliut-dhe-naser-hafizit/
Derisa Vevëndosje përmend se “kanë larguar strukturat kriminale dhe shtrim sovranitetin në pjesën e veriut”, Kurti në fillim të këtij viti i ankohej sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte se Serbia ka ndërhyrë në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë.
“Theksova gjithashtu progresin e rëndësishëm demokratik të Kosovës. Megjithatë, si shumë vende evropiane, ne kemi qenë në shënjestër të ndërhyrjeve në zgjedhje, në rastin tonë, nga Serbia me ndihmën ruse, një mjet i përhapur që përbën një kërcënim kritik për demokracinë në epokën aktuale”, shkroi Kurti në “X”.
E kur në video përmendet njohja e pasaportave nga Spanja e Armenia dhe “shtimin e miqësive të jashtme“, në 4 vite të qeverisjes Kurti, Kosova ende nuk ka marrë asnjë njohje.
Njohja e fundit që e mori Kosova ishte nga Izraeli, në kohën e ish-kryeministrit Abdullah Hoti./PERISKOPI
Çmimi i rrymës po rritet për tri herë radhazi – A e çoi republikën përpara VV’ja?












