Miku i Faton Pecit dhe vëllai i sekretarit të MAPL’së fiton pozitë të lartë në AUV: A është në dijeni ministri në detyrë?

Pak para fillimit të seancës së 23-të për konstituimin e Kuvendit, ministri në detyrë, Faton Peci, deklaroi se “nuk i merr seriozisht mediat”, ngase sipas tij “në rast se i lexon 100 shkrime, prej tyre 99 janë të pavërteta”. Pikërisht sot, në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, që është në kuadër të Ministrisë që drejton […]
Abdullah Qela, vëllai i Jeton Qelës, sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Administritmit dhe Pushtetit Lokal dhe mik i Faton Pecit është emëruar sot Zyrtar i Lartë për Buxhet dhe Financa në AUV.

Periskopi më 9 maj të këtij viti, pati raportuar se si është duke u përgatitur terreni që vëllait të Jeton Qelës, Abdullahut të i sigurohej një pozitë në AUV.
Në mesin e 19 kandidatëve që kanë rezultuar të suksesshëm i pari në listë ishte, Abdullah Qela, vëllai i sekretarit të MAPL-së, Jeton Qela.


Gara ishte vetëm për një pozitë, e këtë e fitoi miku i afërt i ministrit në detyrë Faton Peci.
Kujtojmë se Peci zakonisht nëpër studio televizive kur pyetet rreth punësimeve në Ministrinë e tij, thotë se “nuk e di as kush aplikon” ose “jo s’e pasna ditë që është punësu…”.
“S’ka bir nane…”, “Ku është punësu ai?”: Top perlat e Pecit për skandalet në ministrinë e Bujqësisë
Njëjtë, Peci deklaron edhe rreth përfituesve të granteve, megjithatë hiç më larg se ditën e djeshme Periskopi publikoi një artikull ku shihet ndër të tjera Peci në një darkë me plotë mish me përfitues të grantit 100 mijë eurosh.
Peci në darkë ‘deri n’fyt’ me përfitues të grantit 100 mijë €, thoshte se nuk e di as kush aplikon
/Periskopi/Enis Rrustemi/












