Policia e Kosovës jep detaje rreth bastisjeve në Ministri të Bujqësisë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se me kërkesë së Prokurorisë Speciale dhe bazuar në urdhëresën e Gjykatës kompetente, është duke kryer bastisje në Prishtinë, nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, në lidhje me kontratën e Ministrisë së Bujqësisë për fabrikën e mbetjeve shtazore. Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë […]
Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Baki Kelani.
Kelani ka treguar se pas përfundimit të operacionit, do të jepen më shumë informacione.
“Policia e Kosovës me njësitë e saja relevante, me kërkesë të Prokurorisë Speciale, bazuar në urdhëresën e Gjykatës kompetente ka filluar zbatimin e një urdhërkontrolli në Prishtinë, mbi dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Pas përfundimit të operacionit policor, i cili po realizohet në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, mund të bëhen publike informacione shtesë”, tha Kelani.
Ndryshe, Periskopi ka raportuar ekskluzivisht për skandalin me mbetjet shtazore.
Edhe, Prokuroria Speciale e Kosovës e ka konfirmuar se po zhvillon aksion ndërlidhur me Ministrinë e Bujqësisë.
“Ju njoftojmë se Policia e Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës është duke zhvilluar bastisje në katër lokacione. Bastisjet po zhvillohen mbi dyshimet per Fabrikën për përpunimin e mbetjeve shtazore. Për detaje të tjera, publiku do të njoftohet gjatë ditës”, ka thënë Nora Luta, zëdhënëse e Prokurorisë Speciale./Periskopi/












