Vetëvendosja fshinë videon ku Liburn Aliu del zhvatës

Vetëvendosja fshinë videon ku Liburn Aliu del zhvatës

Lëvizja Vetëvendosje, ka vazhduar me fushatën e videve propaganduese, që kanë për qëllim fajësimin e qeverivë të kaluara për cilëndo temë që partia në pushtet flet nëpër këto video. Kësaj radhe, Vetëvendosja e ka titulluar videon me pyetjen: Çka ka, çka s’ka nëpër rrugë?! Ajo që vërejti fillimisht Expressi, ishte që video e parë u […]

Lëvizja Vetëvendosje, ka vazhduar me fushatën e videve propaganduese, që kanë për qëllim fajësimin e qeverivë të kaluara për cilëndo temë që partia në pushtet flet nëpër këto video.

Kësaj radhe, Vetëvendosja e ka titulluar videon me pyetjen: Çka ka, çka s’ka nëpër rrugë?!

Ajo që vërejti fillimisht Expressi, ishte që video e parë u fshi në momentin e publikimit, por e njëjta u ripostua prapë.

Ndërkohë Periskopi gjen se në video ka disa ndryshime të vogla, ose më mirë të thuhet: një ndryshim të vogël, por që në kontekstin e videos, mirë që partia në pushtet e ka vërejtur.

Në të parën që është fshirë, video përfundon me Liburn Aliun, ku do të linte të kuptohej se mes fajtorësh për rrugët, është edhe ministri Aliu.

(Video e përmirësuar e Vetëvendosjes) 

Ndërkaq në të dytën – pra versionin e përmirësuar, Vetëvendosja e përfundon videon ku duken Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj e të tjerë.

Duket se Vetëvendosje e ka vërejtur shpejt fuqinë e imazhit në video – në të kundërtën, nuk do të vepronte për fshirjen e saj ku ministri Aliu ilustrohej në mesin e atyre që partia në pushtet, i akuzon për zhvatës. /Periskopi/

Lexo të ngjashme: Kriter manipuluese në tenderin 38 milionësh që u prezantua nga ministri Liburn Aliu

 

 

 

 

Të ngjashme
Haradinaj uron ShBA-në për 251-vjetorin e ushtrisë amerikane: Mirënjohje për kontributin në çlirimin e Kosovës

Haradinaj uron ShBA-në për 251-vjetorin e ushtrisë amerikane: Mirënjohje për kontributin në çlirimin e Kosovës

Ish-ministri britanez: Thjeshtë nuk ka asnjë dëshmi bindëse që mund të denojnë Thaçin

Ish-ministri britanez: Thjeshtë nuk ka asnjë dëshmi bindëse që mund të denojnë Thaçin

Numërohen rreth 30% e votave me postë, VV e para, LDK e dyta

Numërohen rreth 30% e votave me postë, VV e para, LDK e dyta

“Burri e gruaja të lënduar”, detaje nga aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova

“Burri e gruaja të lënduar”, detaje nga aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Vrasja në Prizren: Një tjetër në gjendje të rëndë

Vrasja në Prizren: Një tjetër në gjendje të rëndë

Botërori 2026: Gjermania dhe Holanda sonte e nisin aventurën

Botërori 2026: Gjermania dhe Holanda sonte e nisin aventurën

Prizren: Përleshje mes kushërinjve, vritet 27-vjeçari

Prizren: Përleshje mes kushërinjve, vritet 27-vjeçari

Këta janë pesë të arrestuarit për krime lufte, njëri u kap sot në kufi

Këta janë pesë të arrestuarit për krime lufte, njëri u kap sot në kufi

Morina: Personat e arrestuar sot kanë marrë pjesë në Masakrën e Reçakut

Morina: Personat e arrestuar sot kanë marrë pjesë në Masakrën e Reçakut

Kreu i OEK-ut: Tarifat bankare nuk janë shqetësuese përderisa shërbimet digjitale mbeten të lira

Kreu i OEK-ut: Tarifat bankare nuk janë shqetësuese përderisa shërbimet digjitale mbeten të lira

REL: Ombrella amerikane fillon të mbyllet për Ballkanin

REL: Ombrella amerikane fillon të mbyllet për Ballkanin

Siguri apo mbikëqyrje? Kamerat bëhen të detyrueshme në veturat e reja në Zvicër

Siguri apo mbikëqyrje? Kamerat bëhen të detyrueshme në veturat e reja në Zvicër