Prokuroria nis hetimet për tenderin e mirëmbajtjes së autostradave që u nënshkrua nga ministria e Liburn Aliut

Prokuroria nis hetimet për tenderin e mirëmbajtjes së autostradave që u nënshkrua nga ministria e Liburn Aliut

Nuk është procedura e prokurimit me vlerën më të madhe që e ka iniciuar Ministria e Infrastrukturës që udhëhiqet nga Liburn Aliu, por tenderi për Mirëmbajtjen e dy Autostradave të Kosovës është bërë më i përfoluri në opinion publik. Dyshimet e para për mundësi keqpërdorimi nga ana e Ministrisë i ka ngritur Periskopi. Bile, sqarim […]

Tenderi, për të cilin janë lidhur katër kontrata mbi 10 milionë, para pak javëve më në fund ka përfunduar në Prokurori.

Burime të Periskopit kanë mësuar se pas shumë zvarritjeve, Prokuroria Speciale e Kosovës e ka marre lenden këtij tenderi për trajtim.

Periskopi ka  kërkuar të marrë informacione zyrtarë për nisjen e hetimeve, por zyra për informim e Prokurorisë Speciale nuk ka dhënë asnjë informacion.

Para dy muajve, zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Dumrishi, bashkë me Sekretarin e Menaxherin e prokurimit e kanë vulosur tenderin problematik për mirëmbajtjen verore dhe dimërore të dy autostradave në Kosovë, kontratë kjo tre-vjeçare. Në faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik -KRPP, tek prokurimet e MI-së, janë publikuar katër kontratat.

Lot 1, e ka fituar grupi i kompanive me lider “Lika Company” SHPK & “Lika Trade”.

Lot 2: Grupi i kompanive me lider  kompaninë “2A Group” SHPK & NNT  “ABC” SHPK & “B CORP” SHPK & “JUBICA” SHPK.

Lot 3: Grupi i kompanive, me lider kompaninë “Damastion Project” Shpk & “Via” & “Company Eskavatori”.

Lot 4: Grupi i kompanive me lider kompaninë “Arbotec” SHPK & “Arbotec GMBH” –Dega në Kosovë.

Po ashtu, edhe përkundër faktit që Auditori i brendshëm kishte përfunduar raportin i cili ka rezultuar me shkelje që nga inicimi i aktivitetit të prokurimit e deri tek vlerësimi i tij, prokurimi i ministrisë para pak ditëve e ka dërguar për nënshkrim të kontratës këtë procedurë të prokurimit, duke rekomanduar për kontratë kompanitë që janë shpallur fitues herën e parë.

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, është pyetur në Kuvend për Raportin e Auditimit të brendshëm për tenderin milionësh, ku dyshohet se ka pasur parregullsi. Aliu ka theksuar se do të bashkëpunojnë me hetuesinë e prokurorinë.

“Për tenderin të cilin po flisni, parregullsitë i kemi marr nga ankesat e operatorëve. Ankesat kanë qenë të bazuara dhe këtë raport e kam inicu vet bashkë me zv.ministrin. Ka tregu që ka paregullsi dhe e marrim shumë seriozisht dhe e ftojmë prokurorinë. Jemi të gatshëm dhe e kemi bërë gati materialin me u marr pikërisht për këtë çështje”, ka thënë ai.

Periskopi ka bërë disa raportime ku ka ngritur dyshime për favorizime ndaj operatorëve të ndryshëm dhe shkelje të ligjit nga ana e Ministrisë. /Mentor Buzhala -PERISKOPI/

A janë të përfshirë krerët e ministrisë në tenderin 16 milionësh, për të cilin Periskopi raportoi dhjetë herë

 

 

 

Të ngjashme
“Refuzimi i gazit amerikan mund të çojë në dobësimin e raporteve Kosovë-SHBA”

“Refuzimi i gazit amerikan mund të çojë në dobësimin e raporteve Kosovë-SHBA”

Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

Trump: Irani do të bjerë dakord për inspektime të mëdha të armëve

Trump: Irani do të bjerë dakord për inspektime të mëdha të armëve

Mustafa Nano mesazh për protestuesit: Mbani distancë nga qentë e Hamasit dhe zagarët e Berishës

Mustafa Nano mesazh për protestuesit: Mbani distancë nga qentë e Hamasit dhe zagarët e Berishës

Arrestohet në Ferizaj një 28-vjeçar i dënuar me katër vjet burgim

Arrestohet në Ferizaj një 28-vjeçar i dënuar me katër vjet burgim

Kryenegociatori i Iranit shkon në Oman për bisedime

Kryenegociatori i Iranit shkon në Oman për bisedime

Avokati i Popullit: Raporti i ekspertëve britanikë ka nxitë debat dhe ua ka hapë sytë shteteve financuese të Speciales

Avokati i Popullit: Raporti i ekspertëve britanikë ka nxitë debat dhe ua ka hapë sytë shteteve financuese të Speciales

Shkruhet historia, Messi është golashënuesi më i mirë në histori të Botërorit

Shkruhet historia, Messi është golashënuesi më i mirë në histori të Botërorit

Alarm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia evakuon zonën

Alarm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia evakuon zonën