VV dhe NISMA heshtin pas takimit Kurti-Limaj për koalicion të ri qeveritar

VV dhe NISMA heshtin pas takimit Kurti-Limaj për koalicion të ri qeveritar

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, pasditen e së premtes janë takuar për një darkë në një nga restorantet e kryeqytetit. Darka u thirr për të diskutuar për formimin e Qeverisë. Tema kryesore e takimit ka qenë mundësia e krijimit të një koalicioni të ri qeveritar. Burime të Periskopit […]

Tema kryesore e takimit ka qenë mundësia e krijimit të një koalicioni të ri qeveritar.

Burime të Periskopit kanë treguar se Limaj ka kërkuar nga Kurti, Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, tre ministri dhe tre zëvendes ministra.

Raportohet se Kurti dhe Limaj kanë darkuar bashkë

Po ashtu kanë diskutuar edhe për borde.

Deri më tani i vetmi që është kundër një koalicioni në mes NISMA-së dhe Vetëvendosjes është Zafir Berisha, që nuk është pa peshë politike në Prizren.

Limaj ka qenë i gatshëm për bisedime me Kurtin qysh nga shkurti i këtij viti. Ai në emisionin Debat Plus kishte thënë se është i gatshëm për bisedime, duke u thirrur në idenë e bashkimit dhe intetesit të përgjithshëm. Qëndrimi i Limajt i kishte befasuar përfaqësuesit e AAK-së që ia mundësuan NISMA të bëhej pjesë e Kuvendit duke e futur në koalicion parazgjedhor.

PDK-LDK dhe AAK kundër koalicionit me VV-në

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bedri Hamza e kishte bërë të qartë se nuk do të ketë koalicion me VV-në.

Ai kishte thënë se si PDK s’kanë asnjë komunikim me LVV-në dhe se personalisht ka thënë se preferon një koalicion me LDK-në dhe partitë e tjera që kanë ulëse në Kuvend.

“ Me LVV-në nuk kemi deri në këtë moment asnjë komunikim zyrtar. S’kemi pranu ftesë, nuk kemi bo ftesë, sepse ftesa e radha dihet qysh shkon. Mirëpo realisht për shkak të programeve, për shkak të proceseve, për mu është e prefersueshme krijimi i një qeverie me LDK-në dhe partitë e tjera që kanë ulëse në Kuvendin e Kosovës”, ka potencuar Hamza.

Edhe nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri thotë se nuk do të përfshihen në asnjë koalicion qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje.

Sipas tij, nëse kjo e fundit si parti fituese e zgjedhjeve nuk arrin të formojë ekzekutivin dhe radha kalon te partitë e tjera, atëherë janë të hapur për të parë mundësinë e formimit të qeverisë.

“Roli jonë është ‘as-as’, duhet lexuar drejt. Nuk është i kushtëzuar dhe që nuk ekziston komunikim. I vetmi mungesë komunikimi që LDK-ja tani e ka është me LVV-në. S’ka as bashkëpunim partiak dhe bashkëpunimi institucional në Kuvend është bërë njëanshëm nga LDK-ja. Sa është lexuar bashkëpunim ai është diçka tjetër, por ne kemi vepruar për qëllime politike më të mëdha. Tash jemi në pozicionin e njëjtë. “Jo”-në tonë karshi bashkëpunimit me LVV-në në formim të ekzekutivit e kemi bërë të qartë. Në anën tjetër, raporti me partitë e dytë dhe partitë tjera që janë në Kuvend, AAK-Nisma dhe pakicat etnike ne kemi bashkëpunim dhe komunikim për aq sa kohë nevojë ky proces zgjedhor. Mirëpo, në shpinë me bartë dikë më jo”, kishte thënë Haziri.

Edhe, Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, kishte deklaruar se nuk do të ketë koalicion me VV-në.

Ai madje kishte thënë se askush nga opozita nuk do të bashkëpunoje me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Ne jemi përcaktuar si Aleancë për koalicion të opozitës, qeveri të opozitës, nuk besoj se dikush nga opozita do të bashkëpunojë me pozitën. Po ashtu edhe NISMA është e përcaktuar për koalicion të opozitës. Nuk besoj [se do e formojë Kurti Qeverinë], nuk i kanë numrat po vonohen ashtu. Nuk mund të bëjnë, sepse nuk i kanë numrat, kanë dhjetë deputetë më pak se herën tjetër”, kishte thënë Haradinaj.

Kujtojmë, që me 9 shkurt kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në një tubim në shesh të Prishtinës kishte thënë se rezultatet preliminare e nxjerrin fituese partinë e tij.

“Këto rezultate preliminare tregojnë një gjë të vërtetë, të qartë të saktë: kjo është që Lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit. Bravo! Urime!”.

Ai në ndërkohë kishte fyer rëndë partitë opozitare duke u quajtur “hajvana”.

Kujtojmë, që në zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit NISMA ishte në koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) duke i siguruar 3 deputetë./Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?