Peci i vogël me afera të mëdha

Ministrit të Bujqsësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, tash e një kohë të gjatë nuk po iu ndalen aferat. Nepotizëm, ‘pazare’ me staf, veprime kundërligjore dhe gënjeshtra janë ato që karakterizohen tash e katër vjet në Ministrinë që ai drejton. Në një përmbledhje të shkurtë, Periskopi ju sjell disa nga aferat më të mëdha […]
Enis Rrustemi, Periskopi
Faton Peci është shumë i kujdesshëm ndaj dostave të tij, e sidomos atyre të partisë që udhëheq. Dy vjet pas ardhjes në pushtet, Peci i dha mbi 50 mijë euro bashkëpartiakut të tij, Bahtijar Berishës, për të ndërtuar tri vila në Komunën e Dragashit.
Përmes grantit që u miratua nga Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, Bahtijari, projektin e mbi 84 mijë euro arriti të financohej me 60% të kësaj shume.
Lexo më shumë:
Faton Peci i jep bashkëpartiakut të tij mbi 50 mijë euro për ndërtimin e tri vilave (DOKUMENT)
Do vjet pasi ia kishte financuar ndërtimin e vilave, Peci kishte lënë edhe një ‘surprizë’ tjetër për bashkëpartiakun e tij, Bahtijar Berisha. Kësaj radhe, ai do t’ia siguronte një pozitë të lartë në njërën nga agjencitë e MBPZHR’së.
Anëtarit të Këshillit të Listës Guxo, i ka mbetur vetëm miratimi nga Qeveria që të bëhet drejtor i Agjencisë së Pyjeve të Kosovës (APK).
Lexo më shumë:
Kur jemi tek punësimet, e kemi edhe një rast tashmë të njohur të Pecit – ‘sikletosja’ e tij në emisionin “Pressing” kur ‘mori vesh’ se motra e Blerim Gashanit, zv. ministër në MPB, njëherit anëtarë i Kryesisë së Listës Guxo, ishte e punësuar në Ministrinë e Pecit.
Reagimi i Pecit në emision ishte epik, aq sa ishte qesharake përgjigja e tij.
Për më shumë lexoni lajmin:
Në kohën e ministrit Peci, ka pasur dyshime për dallavere në konkurset e hapura në MBPZHR.
Ministria e udhëhequr nga Faton Peci, dyshohet se ka shkelur ligjin në shpalljen e dy konkurseve për punë për pozitën Inspektor i Pylltarisë dhe Inspektor për Toka Bujqësore.
Në kriteteret e përgjithshme formale, në konkursin e shpallur nga Peci, ndër të tjera kërkohet ‘së paku dy (2) vite përvojë pune profesionale në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.
Ndryshe nga çka thotë Ligji, ka vepruar në këtë konkurs Ministria që drejton Peci.
Për më shumë, lexoni lajmin e plotë:
Fundi i mandatit, krizë për vota – Dyshime për dallavere në konkurset e hapura nga ministria e Pecit
Paaftësi apo e qëllimshme, është fakti se për katër vjet, pozitat kyçe në Ministrinë e Pecit funksionojnë me ushtrues detyre/zëvendës. Siç duket, Peci nuk po gjen njerëz profesional për këto pozita e në këtë mënyrë po i “rehaton” vetëm përkohësisht.
Lexo më shumë:
Pozitat kyqe në Ministrinë e Pecit, me ushtrues detyre edhe pas katër vitesh qeverisje
Kur jemi në fund të mandatit të qeverisë Kurti dhe zgjedhjet janë afër, Peci është treguar i kujdesshëm me stafin e tij politik. Ministri është siguruar që stafi i tij politik të marr pozita si zyrtarë civil. Këtë veprim, ministri Peci po e bën “për të shpëtuar” stafin e tij, për arsye se në rast se nuk do të jenë në pushtet edhe pas 9 shkurtit, të njëjtit do t’i gëzojnë pozitat e tyre si staf civil.
Për më shumë, lexoni artikullin:
Zgjedhjet afër / Peci i kujdesshëm ndaj stafit politik të tij, i kthen me letra në staf civil
Kur jemi tek stafi i Pecit, ky i fundit gjatë mandatit të tij, ka bërë ‘pazare’ edhe me bashkëkryetaren e partisë, Donika Gërvalla.
Donika Gërvalla dhe Faton Peci kanë nisur të bëjnë ‘pazare’ mes stafit nëpër ministritë që ata drejtojnë. Asistenti i Gërvallës bëhet zyrtar i lartë në ministrinë e Pecit, teksa këshilltari i Pecit bëhet Drejtor i Departamentit për Evropë dhe Rajon në ministrinë e Gërvallës.
Se për kë bëhet fjalë, lexoni lajmin e plotë:
Peci e Gërvalla ‘pazare’ me staf, i shkëmbejnë për pozita më të larta nëpër ministritë e tyre
Një skandal tjetër që e ka përcjellur Pecin, është avancimi i Venera Çerkinit, vajzës së tezes Presidentes, Vjosa Osmani në postin “Sekretarit të Përgjithshëm në MBPZHR”.
Që nga fillimet e avancimit nëpër pozita të ndryshme në Ministrinë e Pecit për rastin e Venera Çerkinit, Periskopi ka raportuar vazhdimisht.
Lexo më shumë për shkeljet që janë bërë për këto avancime:
Krejt në fund, Peci është zënë në rrenë në kohën e punimit të tokave.
Ai në Facebook kishte shkruar se për tri vite qeverisje kanë arritur që ta ndryshojnë rrjedhën e sektorit të bujqësisë në Kosovë. I njëjti kishte publikuar disa statistika ku thoshte se ka thyer rekord të tokës së punuar në Kosovë.
Megjithatë, ministrin Peci e demantoi vetë dokumenti i Ministrisë së tij, “Raporti i Gjelbër 2023”.
Kosova në vitin 2021 ka mbjell 79,970 ha grurë, kurse në vitin 2022 Kosova ka mbjell 79,984 ha grurë, pra vetëm 14 ha ma shume.
Nëse e krahasojmë me vitin 2018 me të mbjellurra, Kosova në atë vit ka pasur 81,123 ha, kurse sot ka të mbjellur 1139 ha më pak.
Peci i rritë hektarët me të mbjellura, dokumenti i Ministrisë së tij e demanton atë (RAPORTI)
/Periskopi/












