​Gjukanoviq: Kremlini ta respektojë vendimin e Malit të Zi për anëtarësimin në NATO

​Gjukanoviq: Kremlini ta respektojë vendimin e Malit të Zi për anëtarësimin në NATO

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, e konsideroi joracionale nismën ruse për neutralizimin ushtarak të Ballkanit dhe i bëri apel Kremlinit që të respektojë të drejtën e Podgoricës, për marrjen e vendimit për anëtarësimin në NATO

“Ne respektojmë historinë e marrëdhënieve ruso-malazeze, por edhe Rusia duhet të respektojë të drejtën e Malit të Zi për t’i marrë vetë vendimet”, theksoi Gjukanoviq.

Ai ka thënë se integrimi i Malit të Zi në BE dhe NATO është pozitiv.

“Sipas vlerësimit tim, integrimi në Bashkimin Evropian dhe në NATO është pozitiv për Malin e Zi”, ka theksuar ai./ATSH/

Shpërndaje në: