​Ngritjet dhe rëniet e partive në 2007, 2010 dhe 2014

​Ngritjet dhe rëniet e partive në 2007, 2010 dhe 2014

Partitë politike kanë pasur rezultate të ndryshme në zgjedhjet parlamentare, të cilat janë mbajtur që nga viti 2007. Partia Demokratike e Kosovës edhe pse në zgjedhjet e vitit 2007, 2010 dhe 2014 ka dalë subjekti politik më i votuar, përqindja e votave të fituara kanë pësuar ngritje dhe rënie.

Gjatë këtyre viteve gara është zhvilluar mes dy partive më të mëdha PDK dhe LDK. Ne po ua sjellim rezultatet nga viti 2007 deri në vitin 2014.

Rezultatet e vitit 2007

PDK: 196 mijë e 207 vota ose 34.3%

LDK: 129 mijë e 410 ose 22.6 %

AKR: 70 mijë e 165 ose 9.6%

AAK: 54 mijë e 611 ose 9.6%

Rezultatet në zgjedhjet parlamentare të vitit 2010

PDK 224,339  vota apo 32.11 %

LDK 172,552  vota apo 24.69 %

VV 88,652 apo 12.69 %

AAK 77,130 apo  11.04 %

Koalicioni AKR-PD-PSD-PPI-PPK-PNDSH-PGJK 50,951 apo 7.29 %

Rezultatet e vitit 2014

PDK me koalicionet 222.181 30,38%

LDK: 184.594 apo 25,24%

VV:  99.398 apo 13,59%

AAK:  69.793 apo 9,54%

NISMA:  37.680 apo 5,15%

AKR:  34.170 apo 4,67%

Partia Demokratike e Kosovës, e cila është partia e parë me numrin e  votave, në zgjedhjet e vitit 2010 ka pas ngritje të numrit të votave të marra. Ndërsa ka pësuar rënie prapë në vitin 2014.

PDK 2007-2014

Viti 2007- PDK: 196 mijë e 207 vota ose 34.3%

Viti 2010: PDK 224,339  vota apo 32.11 %

Viti 2014: PDK 222.181 30,38%

Ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) edhe pse përgjatë këtyre viteve ka dalë partia e dytë pas PDK-së, numri i votave të marrë ka pësuar rritje përgjatë viteve.

LDK 2007-2014

Viti  2007: LDK 129 mijë e 410 ose 22.6 %

Viti 2010: LDK 172,552  vota apo 24.69 %

Viti 2014: LDK 184.594 apo 25,24%

E luhatje në marrjen e votave, ka pasur edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e cila edhe pse në vitin 2010, ka arritur ta rris numrin e votave, sërish në 2014-ën, numri i votuesve të kësaj partie ka rënë.

AAK 2007-2014

Viti 2007: AAK: 54 mijë e 611 ose 9.6%

Viti 2010: AAK 77,130 apo  11.04 %

Viti 2014: AAK 69.793 apo 9,54%

Ndërkaq, Aleanca Kosova e Re (AKR), e cila në vitin 2007 ka pasur 9.6 % të votave, në vitin 2014 nuk ka arritur ta kalojë as pragun, pasi që ka marrë vetëm 4.67 %

AKR 2007-2014

Viti 2007: AKR: 70 mijë e 165 ose 9.6%

Viti 2010: Koalicioni AKR-PD-PSD-PPI-PPK-PNDSH-PGJK 50,951 apo 7.29 %

Viti 2014: AKR 34.170 apo 4,67%

Kurse, Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka hy në garë si parti në vitin 2010, ka arritur që nga 88 mijë e 652 vota të marra në vitin 2010 të rris votat në vitin 2014, ku ka marrë 99 mijë e 398 vota apo 13,59 %.

VV 2010-2014

2010: VV  88,652 apo 12.69 %

2014: VV 99.398 apo 13,59%

Shpërndaje në: