​Thaçi përkujton dëshmorin Bahri Fazliun në 22-vjetorin e rënies heroike

​Thaçi përkujton dëshmorin Bahri Fazliun në 22-vjetorin e rënies heroike

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë sot homazhe pranë varrit të heroit të kombit, Bahri Fazliu, për të cilin tha se ishte prej njerëzve më aktiv të lëvizjes kombëtare për çlirimin e Kosovës.

Thaçi, pasi vendosi lule në varrezat e dëshmorëve në ‘Velani’ të Prishtinës, tha se Bahri Fazliu ka fuqizuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“Bahriu është prej njerëzve me aktiv të lëvizjes kombëtare për çlirimin e Kosovës, një nga ata që fuqizoi dhe forcoi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, me vizionin e tij politik dhe gjithë bashkëluftëtarëve të tij që sot të jemi të lirë, të pavarur, sovran dhe nesër në NATO e Bashkim Evropian”, tha Thaçi.

Bahri Fazliu ra heroikisht më 7 maj 1998 në Bogiqe të Malit të Zi. Ishte anëtar i LKÇK-së dhe pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për disa vjet jetoi në ilegalitet dhe ishte kryeredaktor i revistës “Çlirimi”, e cila botohej nga LKÇK-ja.

Ishte vëlla i heroit Fahri Fazliut, i cili më 2 nëntor 1989 së bashku me Afrim Zhitinë, bien heroikisht në një betejë me policinë serbe në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë. /KosovaPress/

Shpërndaje në: