​Arsenali favorit për të transferuar Gary Cahill

​Arsenali favorit për të transferuar Gary Cahill

Mbrojtësi anglez mund t’i bashkohet rivalëve të Londrës.

Gary Cahill do të largohet nga Chelsea në muajin janar, pasi nuk preferohet nga trajneri Maurizio Sarri, i cili nuk e ka inkuadruar fare këtë sezon, por duket se do të mbetet sërish në kryeqytetin anglez, Londër, shkruan KosovaPress.

Kjo pasi së fundmi në lëvizje për të marrë ta transferuar është vënë skuadra e Arsenalit, që ka probleme me lëndime në repartin e mbrojtjes, prandaj Unai Emery ka parë pikërisht Cahill, si të duhurin për pjesën e mbetur të sezonit.

Aktualisht trajneri spanjoll ka gjashtë mbrojtës të lënduar, ndaj mbrojtësi anglez i Chelseat shikohet si lojtari ideal, për eksperiencën që ka, por edhe për çmimin e ulët të transferimit.

Kontrata e Cahill me Chelsean skadon në fund të sezonit dhe lojtari mund të largohet në janar për pak para, që Emery është gati ta paguajë.

Shpërndaje në: