Barcelona e konfirmon kthimin e Dembeles
Ousmane Dembele do të kthehet të luajë për Barcelonën në muajin janar
Sulmuesi francez i Barcelonës, Ousmeane Dembele ka munguar për shkak të një lëndimi që tre muaj e gjysmë.
Lojtari ka javë që ka filluar të stërvitet me skuadrën e parë, por ende nuk ka luajtur asnjë minutë.
Ai ka mundur të luajë edhe ndaj Real Madridit në Santiago Bernabeu, por në fund trajneri dhe doktori i klubit vendosen që kthimi i tij të shtyhet për muajin janar.
Kjo tashmë është konfirmuar edhe nga Barcelona, e cila në njoftimin për ndeshjen ndaj Levantes me 7 janar shkruan: “Mos mungoni në kthimin e Dembele në Camp Nou”.



