​Batutat e gazetareve të Klan Kosovës për Hajvalinë dhe Vjenën

​Batutat e gazetareve të Klan Kosovës për Hajvalinë dhe Vjenën

Vendlindja e gazetares Artiana Matoshi, ka qenë shkak i disa batutave të shkëmbyera mes saj dhe moderatores të Klan Kosovës, Naile Dema, në një lidhje direkt. 

Matoshi e cila po raportonte nga lagja në periferi të Prishtinës, Hajvali, ka treguar se ajo banon aty qysh e vogël, po ka mohuar të ketë lindur atje.

“Në Vjenë kam lindur”, i thotë gazetarja moderatores Dema, pasi kjo e fundit thotë se Matoshi ndodhet në vendlindje.

Më pas, me ironi, Nailja thotë: “Gjyshja jote violiniste a?”.

“Jo pianiste”, pergjigjet gazetarja.

“Gjyshi me siguri aktor teatri”, vazhdon tutje moderatorja.

“Kompozitor”, përgjigjet me ironi gazetarja.

Krejt kjo ka ndodhur në lidhje direkt, gjatë raportimit për balotazhin që po zhvillohet në 19 komuna të Kosovës.

Shpërndaje në: