​Bellerin: Unë te Barcelona? Ka gjasa

​Bellerin: Unë te Barcelona? Ka gjasa

Mbrojtësi i krahut të djathtë po kërkohet me ngulm nga skuadra katalanase.

Hector Bellerin tash e sa kohë ka përfunduar në radarët e Barcelonës, skuadër nga e cila edhe është transferuar tek Arsenali në një moshë të re.

Por katalanasit duan që ta kthejnë sërish në ekip dhe trajneri i ri Ernesto Valverde ua ka bërë me dije drejtuesve që e do me çdo kusht 22-vjeçare.

Në një intervistë për mediat spanjolle, Bellerin ka lënë të hapur mundësinë që të rikthehet te Barcelona, duke mos dashur të mohojë spekulimet, transmeton KosovaPress.

“Nuk i dihet se çka do të ndodhë në të ardhmen, por unë kam një kontratë me Arsenalin dhe pas përfundimit të pushimeve do të kthehem atje”, ka deklaruar Bellerin për Mundo Deportivo.

“Duhet pranuar që çdo lojtar dëshiron të luajë në nivelet më të larta, e sidomos në Ligën e Kampionëve.

Këtë vit kemi dështuar të kualifikohemi dhe si skuadër duam që këtë gabim ta përmirësojmë për sezonin pasardhës”.“Është kënaqësi të dëgjosh për oferta nga një skuadër si Barelona, tek e cila jam rritur si lojtar.

Megjithatë njëherë nuk di asgjë më shumë. Ajo që mund të konfirmoj është se jam lojtar i Arsenalit”, ka përfunduar Bellerin. /Periskopi/

Shpërndaje në: