Burnley, klubi modest i Premier League që ka fitime të njëjta me Inter, Napoli dhe Benfica
Burnley është një nga vetëm pesë klubet angleze që ka shpenzuar më pak se sa ka fituar gjatë merkatos së verës. Por skuadra angleze po bëhet shumë e njohur globalisht duke krijuar një treg në vende të pashkelura nga një klub me përmasa të tilla. Një nga vendet është Australia.
Kjo pas blerjes së fundit Chris Wood, i cili kushtoi 17 mln euro. Nëse rezultatet e përfaqësueses së tij shkojnë mirë, ai do të ndeshet me Argjentinën për një vend në Kupën e Botës. Trajneri Sean Dyche merr telefonata edhe nga Zelanda e Re dhe Bermuda, kjo për shkak të blerjes së re Nakhi Wells në fund të verës.
Ndeshja hapëse e Burnley ndaj Chelsea është parë anembanë botës në vende si Aracaju, një breg brazilian, dhe Malet Atlas të Marokut.

Burnley nuk e ka me ngut. Nëse arrijnë të qëndrojnë në Premier League çdo gjë do të jetë mirë. 120 mln eurot e fituara nga të drejtat televizive kanë bërë që Burnley të jetë një nga 30 klubet me fitimet më të mëdha në botën e futbollit. Klubi modest do të jetë pranë klubeve me histori në Evropë si Lyon, Benfica dhe Napoli. Burnley madje mund të fitojë më tepër se Inter, që fitoi rreth 130 mln euro dhe ishte në vend të 20-të sezonin e kaluar. Ky është një shpërblim për besimin e treguar ndaj trajnerit Dyche. ai do të mbushë pesë vite te klubi muajin tjetër. /Telesport



