​Futbollisti tregon aftësitë e tij në majë të shtyllës së korrentit

​Futbollisti tregon aftësitë e tij në majë të shtyllës së korrentit

I rezistoi erës dhe frikës nga lartësia. John Farnworth, futbollist anglez nga Preston, në Lancashire, nëpërmjet një videoje të publikuar në Facebook, tërboi fansat e tij.

31-vjeçari u shfaq në majë të një shtylle korrenti, duke bërë numra driblues me top.

“Është gjëja më e çmendur që kam bërë ndonjëherë”, thotë John.

Numrat e tij, futbollisti i bëri në 180 metra lartësi, por fatmirësisht i’a doli që t’i kryejë pa problem.

Ai tregoi se në këtë mënyrë mposhti një fobi të tijën, frikën nga lartësitë.

 

Shpërndaje në: