​Ish-trajneri i Man Unitedit e kërkon pozitën e trajnerit të Kombëtares së SHBA’së

​Ish-trajneri i Man Unitedit e kërkon pozitën e trajnerit të Kombëtares së SHBA’së

Ish-trajneri i Manchester Unitedit, Evertonit dhe West Hamit, David Moyes, është shprehur i gatshëm të bëhet trajnerit i Kombëtares së Shteteve të Bashkua të Amerikës dhe ka kërkuar nga t’i bëjnë ofertë.

Trajneri skocez ka mbetur i papunësuar që nga sezoni i kaluar, kur u largua nga West Hami. Ai nuk e përjashton mundësinë e kthimit në Premierligë, por preferon ta provojë edhe pozitën e trajnerit në nivel të Kombëtareve.

Kombëtarja e SHBA-së është duke kërkuar për një trajner të ri pasi që Dave Sarachan është vetëm si ushtrues detyre për momentin. Moyes e ka pranuar se ai do të ishte i gatshëm ta merrte këtë pozitë nëse i ofrohej.

“Unë do ta pranoja punën në Kombëtare të SHBA-së nëse ata do të më ftonin sepse është një ndër vendet më të mëdha në botën e futbollit dhe kanë potencial shumë të madh”, ka thënë Moyes.

“Vetëm Sir Alex Ferguson, Arsene Wenger dhe Harry Redknapp kanë fituar më shumë ndeshje në Premierligë se unë. Unë ende e konsideroj veten si një ndër trajnerët më të mirë. Nëse do të ishte mes meje dhe dikujt tjetër, unë do t’i besoja vetes”.

“Kam pasur momentet e këqija, si çdo trajner tjetër, por unë gjithmonë kthehem fuqishëm. Tani kam të njëjtin nivel të emocioneve dhe urisë si dhe kam të njëjtat synime si gjithmonë”. /Gazeta Express/

 

Shpërndaje në: