Jam i aftë për ta fituar Topin e Artë, thotë Ramos
Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos beson se ai është i aftë për ta fituar Topin e Artë.
Mbrojtësi spanjoll thotë se ai është në formën më të mirë të karrierës pas dy trofeve të fituar sezonin e kaluar.
“Unë nuk e shoh si çmenduri për mua për ta fituar Topin e Artë”, tha ai.
“Objektivi ynë është të bëjmë edhe më shumë histori për Madridin”, ka theksuar Ramos. /Periskopi/



