James Blake publikon këngën e re me Natalie Portman (VIDEO)
Kënga titullohet “My Willing Heart” dhe deri tash është pritur mjaft mirë nga fansat e tij.
28 vjeçari ka tërhequr vëmendje me videoklipin e tij pasi që Natalie Portman ka qenë një befasi shumë e këndëshme e mirëpritur nga të gjithë, shkruan KosovaPress.
Natalie Porman paraqitet të jetë në muajt e fundit të shtatzënisë e veshur me të brendshme dhe duket shumë bukur.
James Blake ka lansuar albumin e tretë të tij, të titulluar “The Colour of Anything”, ne muajin maj të vitit të kaluar, pjesë e të cilit është edhe kjo këngë.




