Jennifer Lopez dhe March Anthony përsëri bashkë
47 vjeçarja do të performojë në ndarjen e çmimeve “Latin Grammys” për herë të parë, sipas revistës People.
Kjo ngjarje ndodh në po të njëjtin vit kur ish-bashkëshorti i saj March Anthnony, është cilësuar “Njeriu i vitit” nga Latin Recording Academy’s.
Sigurisht, që të gjithë presin me emocion dhe ankth se çfarë mund të ndodhë në atë mbrëmje, por një gjë është e sigurt, për dy binjakët e ish-çiftit, Max dhe Emme, do të jetë një super shfaqje.
Kjo dyshe së fundmi e ndanë skenën së bashku në Radios City Music Hall, menjëherë pasi Jennifer u nda nga i dashuri i saj Casper Smart.
“Kur ne këndojmë së bashku, kur na shohin së bashku, duke e ditur historinë tonë, krijohet nostalgji e caktuar. Ata e dinë se ne ende kujdesemi dhe e duam njëri tjetrin. Kemi dy fëmijë së bashku dhe ata pëlqejnë të shohin që gjërat janë në rregull mes nesh”, tha Jennifer.



