Juve s’heq dorë nga Matuidi, gati oferta
Klubi i famshëm italian, Juventus insiston ta blejë mesfushorin e PSG-së, Blaise Matuidi
Mediat italiane raportojnë se Matuidi mbetet synim i “Zonjës së Vjetër”, shkruan KosovaPress.
Mesfushori i PSG-së prej kohësh është i lidhur me transferimin tek kampionët e Italisë, por deri tani tentimet e torinezëve ishin të kota.
Megjithatë, raportohet se Juve është duke përgatitur një ofertë bindëse për Matuidin, i cili duket se pëlqen kalimin tek Juventusi.



