​Klopp tregon pse i bërtiti Shaqirit pas humbjes nga Chelsea

​Klopp tregon pse i bërtiti Shaqirit pas humbjes nga Chelsea

Liverpooli mbrëmë ka pësuar humbjen e parë sezonale në të gjitha garat.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, gjatë ndeshjes së humbur 1-2 me Chelsean në Carabao Cup, u pa disa herë duke i bërtitur Xherdan Shaqirit.

Trajneri gjerman e ndali reprezentuesin e Zvicrës në fushë dhe e ‘qortoi’ për disa raste gjatë ndeshjes.

I pyetur për fjalët që i kishte drejtuar 26-vjeçarit, Klopp ka shpjeguar se gjithçka kishte të bënte me ekzekutimin e një goditjeje të lirë në fund të sfidës, që duhej të merrej përsipër nga Shaqiri, ndërkohë që e kreu Jordan Henderson.

“Fola për një goditje të lirë të fundit. Doja që topi të shkonte te Salah, në shtyllën e dytë, sepse po ta nxirrnim përballë portierit, nuk do të ishte keq. Vetëm kaq ishte ajo bisedë”, ka thënë Klopp.

Në fakt, ai kishte reaguar i irrituar në disa raste gjatë lojës ndaj Shaqirit, duke i kërkuar vazhdimisht të ngrihej në këmbë dhe të bënte presion

Shpërndaje në: