Klubi i famshëm italian kërkon miqësore me Prishtinën
Klubi i Serisë A, Genoa dëshiron të luajë miqësore me FC Prishtinën.
Klubi kryeqytetas përmes një njoftimi, ka konfirmuar se Genoa dëshiron të luajë miqësore me klubin më të trofeshëm në vendin tonë.
Kjo miqësore sipas njoftimit te FC Prishtinës mund të luhet më 5 ose 6 gusht, raporton KosovaPress.
Ky është njoftimi i FC Prishtinës:
Kërkesë për miqësore nga klubi i madh italian GenoaKlubi i madh italian, Genoa CFC, ka shprehur gatishmëri që ta zhvillojë një ndeshje miqësore me FC Prishtinën.
Përmes një shkrese dërguar kryetarit tonë, Remzi Ejupit, Genoa CFC ka shpreh gatishmërinë për të zbarkuar në Prishtinë për ta zhvilluar një miqësore me skuadrën tonë më datë 5 ose 6 gusht.
Me këtë rast, FC Prishtina ndihet e nderuar dhe shumë e respektuar nga klubi i famshëm italian, nëntë herë kampione e Italisë.
Sigurisht se Bordi i FC Prishtinës do ta shqyrtojë këtë kërkesë të italianëve dhe brenda javës do t’i kthejë përgjigje.



