​Lajm i keq për Mavrajn, përfundon në ekipin e dytë të Hamburgut

​Lajm i keq për Mavrajn, përfundon në ekipin e dytë të Hamburgut

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë po kalon në një periudhë të vështirë.

Kohë jo të mira për Mërgim Mavrajn në radhët e Hamburgut në Bundesligë.

Pas ndeshjeve miqësore të kombëtareve, ku ai luajti me Shqipërinë ndaj Norvegjisë, Mavraj mori një lajm të hidhur nga klubi i tij.

Trajneri Christian Titz, që ka vënë rregulla të ashpra brenda skuadrës për shkak të gjendjen kritike, ka urdhëruar që shqiptari të stërvitet me ekipin e dytë për një periudhë të pacaktuar.

Në të njëjtën mënyrë Titz kishte vepruar edhe me mesfushorin Walace.

Vendimin e marrë nga trajneri, e sqaroi drejtori sportiv, Bernhard Peters:

“Stafi teknik ka vendosur ta largojë Mërgim Mavrajn nga ekipi i parë për motive sportive. Është kërkuar që të stërvitet me U-21 deri në një vendim të dytë.”

Mavraj është aktivizuar në 17 ndeshje të Bundesligës në këtë sezon.

Shpërndaje në: