​Llapi mposht Feronikelin, Prishtina rikthehet te fitorja

​Llapi mposht Feronikelin, Prishtina rikthehet te fitorja

Llapi ka shënuar fitore prej 2:0 ndaj Feronikelit, ndërsa Prishtina ka mposhtur Lirinë 3:1. Skuadra e Llapit ka vazhduar me paraqitje shumë të mira në Superligë, ku mposhti edhe Feronikelin me rezultat 2:0.

Golat për Llapin në këtë takim i shënuan Zeqiri në pjesën e parë dhe Daka në pjesën e dytë.

Pas kësaj fitoreje Llapi ngritët në pozitën e tretë me 62 pikë, një më shumë se sa Feronikeli që bie në pozitën e katërt.

Në ndeshjen tjetër mjaft interesante, Prishtina u është kthyer fitoreve, duke mposhtur Lirinë me rezultat 3:1.

Golat për Prishtinën i shënuan Mankenda dy dhe Abdul Basit, ndërsa golin e vetëm për Lirinë e shënoi Chibueze.

Pas kësaj fitoreje Prishtina kthehet në vendin e dytë me 63 pikë, ndërsa Liria mbetet në vendin e tetë me 30 pikë.

Shpërndaje në: