Milani publikon listën e lojtarëve për Ligën e Evropës
Rossonerët do të luajnë në kualifikimet për fazën e grupeve të Ligës së Evropës.
Vicenzo Montella ka publikuar listën me 20 futbollistët e ftuar për dy ndeshjet ndaj Universitatea Craiova.
Në mesin e të ftuarve mungojnë blerjet e reja, si Leonardo Bonucci, Hakan Calhanoglu dhe Lucas Biglia.
Ndërsa as Carlos Bacca nuk është pjesë e ekipit, pasi që pritet të largohet nga Milani në ditët në vazhdim.
Lista e të ftuarve: Portierë: Antonio Donnarumma, Gianluigi Donnarumma, Marco Storari.
Mbrojtës: Abate, Antonelli, Calabria, Conti, Gomez, Musacchio, Rodriguez, Zapata. Mesfushorë: Bonaventura, Kessie, Locatelli, Mauri, Montolivo Sulmuesit: Andre Silva, Borini, Cutrone, Niang.



