Miliarderi rus divorcohet edhe nga bashkëshortja e tretë
Miliaderi rus, Roman Abramoviç dhe bashkëshortja e tij, Darja Zhukova, njoftuan sot ndarjen pas 10 viteve së bashku.
“Ne mbetemi miq të ngushtë, prindër dhe partnerë në projektet që bëmë së bashku. Ne jemi të vendosur t’i rrisim bashkë fëmijët tanë”, thuhet në deklaratën e përbashkët të çiftit, raporton DPA.
“Ne do të punojmë së bashku si bashkëthemelues të muzeut të artit bashkëkohor ‘Garage’ në Moskë dhe të qendrës kulturore ‘Neë Holland Island’ në Shën Petërburg”, shtohej në deklaratë, por nuk është ende e qartë arsyeja e divorcit të tyre.
Abramoviç ka një pasuri prej nëntë miliardë dollarësh dhe është pronar i klubit anglez të futbollit ”Chelsea”.
Abramoviç ka qenë edhe dy herë të tjera i martuar. Ai kishte pesë fëmijë me bashkëshorten e dytë.



