​Modelja ruse akuzon Putinin: U përpoq të më vrasë

​Modelja ruse akuzon Putinin: U përpoq të më vrasë

Modelja rus Anna Shapiro (30) pretendon se presidenti rus Vladimir Putin dëshiron ta eliminojë atë dhe se ajo e kuptoi këtë kur i shoqi Alex King (42) u helmua në një restorant fundjavën e kaluar.

Pasi shkoi në tualet dhe mungoi për një kohë, modelja shkoi ta kërkojë. Ajo e gjeti King në dyshemenë e banjës duke i shkuar shkumë nga goja, transmeton KosovaPress.

Anna beson se kjo është puna e vrasësve të paguar nga presidenti rus për shkak të babait të saj, i cili ishte një nga oficerët kryesorë të Putinit. “Vrasësit e Putinit duan që unë të vdes, pasi kundërshtoj politikën e Putinit. Rusia është gati për gjithçka”, tha ajo për gazetën britanike “The Sun”.

Pasi King u dërgua në spital, Anna nuk e pa më kurrë. Ajo beson se ai u mbyt me helmin e fuqishëm strihin.

Anna u lind në Novgorod, por në vitin 2006 mori nënshtetësinë e Izraelit, gjë e cila nuk iu pëlqeu aspak familjarëve të saj.

Ajo u shpërngul në Londër dy vjet më vonë ku u njoftua me biznesmenin Alex me të cilin edhe u martua.

Ka studiuar në Londër dhe është e sigurt se rusët e konsiderojnë spiun britanik.

Shpërndaje në: