Modelja vritet në mes të ditës
Ish-modelja nga Guatemala është qëlluar për vdekje nga një person, identiteti i të cilit mbetet ende mister.
Kjo vrasje u krye në mes të ditës në një rrugë. Kamerat e sigurisë kanë regjistruar Rosa Otilia Ramirez e cila u qëllua në pjesën e pasme të kokës, pasi kishte çuar vajzën në shkollë.
Pamje të tmerrshme të videove të ÇTV tregojnë një burrë me fytyrë të mbuluar, i afrohet 32-vjeçares nga pas, ndërsa ecën përgjatë trotuarit në momente të fundit të jetës së saj.
Ai shkon pranë Otilia Ramirezit, e cila duket e pavetëdijshme për praninë e tij.



