Paulinho: Messi ishte çelësi i transferimit tim në Barcelonë
Mesfushori brazilian, Paulinho e pranon se Lionel Messi ishte çelësi i transferimit te tij nga Guangzhou Evergrande në Barcelonë.
Braziliani thotë së gjatë një takimi gjatë verës mes tij dhe Messit, ky i fundit e kishte pyetur nëse do t’i bashkohej Barcelonës, raporton KosovaPress.
“Ai erdhi tek unë dhe me tha: ‘Po bashkohesh me Barcelonën apo jo?’”.
“Isha pak nervoz, por tani jam e lumtur që jam këtu”, tha Paulinho. /KosovaPress/



