​Përballje titanësh, sonte luhet finalja e Ligës së Kampionëve

​Përballje titanësh, sonte luhet finalja e Ligës së Kampionëve

Ndeshja më e madhe e futbollit evropian do të luhet sonte në Kiev të Ukrainës.

Në finalen e madhe të Ligës së Kampionevë përballen dy gjigantët evropian ai spanjoll Real Madridi dhe anglezët e Liverpooli-t.

Zinedine Zidane ka lënë një enigmë në lidhje me formacionin e Real Madridit në  këtë finale kundër Liverpoolit.

Në formacionin titullar, Zidane ka provuar sulmuesin Gareth Bale së bashku me Karim Benzeman duke zgjuar dyshime se mund të luajë me tre sulmues, së bashku me Cristiano Ronaldon.

Ndërsa Jurgen Klopp nuk ka asnjë dyshim rreth formacionit që do ta hedhë në fushë kundër Realit në finale.

Mbetet të shihet se a do të fitojë Real Madridi titullin e tretë radhazi apo Liverpool do të fitojë titullin e Ligës së Kampionëve pas 13 viteve, atëherë kur e mundi Milanin në Stamboll të Turqisë.

Shpërndaje në: