Pesë ndryshimet më të mëdha në futboll, që do të aplikohen nga qershori
Futbolli do të ndryshojë nga 1 qershori i vitit 2019. Bordi Ndërkombëtar i Shoqatave të Futbollit do të takohet në këtë datë për të vendosur për ndryshimet e rregullave të futbollit, të cilat do të fillojnë të aplikohen nga qershori
Disa nga to janë më pak të rëndësishme, ndërsa disa të tjera priten të shkaktojnë ndryshime mjaft dramatike në futboll, transmeton Gazeta Express.
1. Nuk do të ketë “rebounds” në penallti
Nëse një lojtar e humb penalltinë dhe topi kthehet prapë te këmbët e tij, pas mbrojtjes nga portierit apo goditjes së shtyllës, ai nuk do të ketë të drejtë të provojë për të shënuar përsëri. Në vend të kësaj, ndeshjen do ta rinisë portieri.
2. Prekjet me dorë brenda zonës së portierit
Nga 1 qershori, gola që shënohen me dorë, qëllimisht apo jo, nuk do të lejohen.
3. Lojtarët që po zëvendësohen mund të dalin kudo nga fusha
Kur trajneri vendos ta zëvendësojë një futbollist, ai nuk do të ketë nevojë të shkojë në vijën e mesit, për t’ia dhënë dorën bashkëlojtarit të tij, mirëpo do të largohet nga pika më e afërt e fushës. Kjo është bërë në mënyrë që të mos humbet koha.
4. Lojtarët mund ta prekin topin brenda portës pasi portieri ta prekë
Deri më tani, futbollistët nuk kanë pasur të drejtë ta prekin topin para se ai ta kalojë zonën e portierit, pas rinisjes së lojës. Që nga 1 qershori, lojtarët do të kenë mundësi ta bëjnë një gjë të tillë.
5. Trajnerët do të ndëshkohen përsëri me kartonë
Ky rregull është aplikuar edhe në të kaluarën, mirëpo pastaj rregulli ndryshoi dhe trajnerët merrnin ose paralajmërime ose largoheshin nga fusha. Tani, ata do të ndëshkohen me kartonë të verdhë dhe të kuq, sikurse futbollistët.



