Reali zgjedh fanellën me të cilën do të luajë në finale (Foto)
‘Los Blancos’ kanë publikuar fanellat e finales së 3 qershorit.
Pasi që Juventusi është shortuar si skuadër vendase në këtë takim, do të luajë me fanellat tradicionale bardhezi, derisa Reali është dashur të gjejë një alternativë tjetër.
Kësisoj, kampionët e rinj të Spanjës, kanë vendosur që të luajnë me fanellën e tyre të tretë.
Skuadra e Zidane do të paraqitet me ngjyrën vjollcë dhe jo të zezë siç ishte menduar në fillim nga mediat spanjolle.



